ALUIZNI, publikohen 2 mijë emrat, të cilëve u legalizohen ndërtimet

0

Agjencia e ALUIZNI-t publikon listën e re me 2000 vetëdeklarues objektesh informale që pajisen me lejen e legalizimit. Gjithashtu, agjencia bën me dije për të gjithë vetëdeklaruesit se moskryerja e detyrimeve financiare dhe ligjore brenda afateve do të detyrojë drejtoritë e ALUIZNI-t nëpër rrethe që këto aplikime të shqyrtohen vetëm në fund të procesit. Ndërkohë, administrata e ALUIZNI-t konfirmon dhe një herë se të gjithë poseduesit e ndërtimeve informale brenda 48 orëve nga shlyerja e detyrimeve financiare, do të pajisen me lejen e legalizimit nga drejtoritë e ALUIZNI-t, të shpërndara tashmë në gjithë Shqipërinë. Në njoftimin e shpërndarë për mediat agjencia falënderon për bashkëpunimin dhe vlerësimin që ndërtuesit informale i kanë bërë ftesës për t’u bërë pjesë e procesit.

Loading...

Lista  e emrave gjendet e plotë në gazetën”Standard”.

Loading...