Tuna, po afron fundi i botës

0
168

Data 21 dhjetor po afron, ekspertët e kalendarit Maya po mundohen të bindin njerëzit, që ata nuk kanë parashikuar ndonjë apokalips për fundin e këtij viti. Kjo nuk është shumë bindëse për këngëtaren shkupjane Altuna Sejdiu, e cila ka filluar numërimin së prapthi deri tek “fundi i botës”.Nëpërmjet rrjeteve sociale, krahas pyetjes nëse ndjekësit e saj në Twitter kanë frikë, ajo ka përkujtuar se po afrohet data 21 dhjetor, e me këtë edhe “apokalipsi”. Prej disa muajsh në opinionin publik ka pasur informacione të bollshme që ua shtojnë njerëzve ankthin e fundit të botës më 21 dhjetor 2012.Lidhur me këtë, NASA, organizata e vetme që merret zyrtarisht me kërkimet shkencore për planetin, kozmosin dhe universin në terësi, ka reaguar duke thënë: “Planeti ynë ekziston prej miliarda vitesh dhe shkencëtarët në mbarë botën nuk shikojnë ndonjë rrezik lidhur me 2012.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency