Shpërndahen lekët për personat me aftësi të kufizuara

0
137

Të gjithë personat që protestuan pak ditë më parë se nuk kishin marrë fondin e paaftësisë, kanë marrë lekët dy ditët e fundit. Është Shërbimi Social Shtetëror që bën me dije shpërndarjen e fondit dhe pranon vonesat për këta persona. Sipas SHSSH, janë hedhur lekët e të gjithë muajve të papaguar. Personat me aftësi të kufizuara në ditën botërore të tyre kanë dalë në protestë në të gjitha qytet duke denoncuar situatën, por sipas SHSSH fondi jepet njëherë në dy ose tre muaj dhe të gjithë marrin pagesën që u takon në datat e përcaktuara. Në total për vitin 2012 janë 149 mijë persona të cilët varen nga pagesa e paaftësisë dhe nuk kanë asnjë burim tjetër të ardhurash. Sipas Ministrisë së Punës, janë njoftuar të gjithë personat se lekët do t’i marrin një herë në dy muaj dhe jo çdo muaj siç ka qenë më parë. Kjo gjë nuk është kuptuar fillimisht nga invalidët dhe prandaj kanë vendosur të dalin në protestë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency