Raporti i TIA për korrupsionin, Rama: Rekord negativ, PD: Vjen nga ish-krerët e KLD-së

0
138

Në raportin e publikuar nga “Transparency International” për indeksin e perceptimit të korrupsionit, Shqipëria renditet e 113-ta në raportin e publikuar nga. Përfaqësuesit e partive politike kanë reaguar dje ndaj këtij raporti, duke hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit. Kreu socialist Rama e cilësoi këtë raport si rekordin më negativ të korrupsionit mes të gjithë vendeve të Evropës. “Kjo është dhurata më kuptimplotë që qeveria jonë u bën shqiptarëve kudo ku ndodhen në këtë 100-vjetor. Në 100 vjet shtet, sot shqiptarët kanë zyrtarisht qeverinë e tyre më të korruptuar dhe zyrtarisht Shqipëria e 100-vjetorit ka rënë në zonën më të errët të batakut të korrupsionit botëror. Në vetëm një vit kemi rënë falë qeverisë dhe keqqeverisjes 15 vende më poshtë dhe jemi futur mes Etiopisë e Nigerisë, simbole të korrupsionit botëror. Shteti më i ri në botë, Kosova, ka përparuar krahasuar me një vit më parë dhe sot është ngjitur mbi Shqipërinë”, – tha Rama. Nga ana tjetër, Partia Demokratike theksoi se perceptimi i shoqërisë lidhet me shkallën e lartë të korrupsionit në sistemin e drejtësisë, kohë kur këtë sistem e drejtonte padroni i zyrës së “Transparency International” në Tiranë dhe padroni i tij në krye të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. “Perceptimi dhe dëshmitë e shumta publike flasin për vende pune dhe karriere për gjyqtarë, të cilat janë shitur me çmimin 200 mijë euro në kohën kur drejtësinë e qeveriste padroni i tij “Albania” dhe padroni i tij në krye të KLD-së. Ky indeks korrupsioni në gjyqësor nuk njollos dot suksesin e luftës kundra korrupsionit në qeverisjen e vendit. Nuk njollos dot arritjet tona të admirueshme dhe çifti Spahiu që servir shifrat për indeksin në fjalë nuk i mashtron dot shqiptarët dhe nuk na shpërqendron dot asnjë grimë nga beteja jonë në luftën kundër korrupsionit”, – tha Bogdani.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency