Përmirësohet tregu i punës, rritet numri i të punësuarve

0
146

Tregu i punës gjatë vitit 2012 shënoi përmirësim të lehtë. Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2012 punësimi u rrit me 0.1% krahasuar me tremujorin e kaluar dhe 0.4% në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Kjo erdhi si rezultat i rritjes së punësimit në sektorin privat jobujqësor, që u rrit respektivisht me 0.5%. Shkalla e papunësisë në fund të këtij viti pritet të jetë në 13%. Sipas Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, është duke përfunduar informatizimi i shërbimeve të punësimit, e cila do të ndikojë që gjatë 2013 të rritet ndjeshëm cilësia e shërbimit, duke sjellë më afër kërkesën me ofertën në tregun e punës. Parashikohet që gjatë vitit të ardhshëm, punësimi nëpërmjet ndërmjetësimit nga zyrat e punës të shkojë në 13,000 persona, dhe bashkë me nxitjen e punësimit gjithsej të gjejnë punë nëpërmjet shërbimeve publike të punësimit 16,000 persona.

Tregu i punës mbështetet edhe nga projekti “Zhvillimi i burimeve njerëzore” që financohet nga BE-ja. Kostoja totale e projektit është 310 milionë lekë, ku një pjesë janë vënë në dispozicion nga shteti shqiptar.

Fondet e parashikuara për nxitjen e punësimit në projektbuxhet për vitin 2013 llogariten në 90 milionë lekë. Parashikohet që të mbulohen praktikat profesionale për punëkërkuesit e papunë që kanë mbaruar arsimin e lartë brenda ose jashtë vendit, por edhe punësim deri në 6 muaj për studentët e sapodiplomuar. Po kështu përfitojnë edhe femrat e grupeve të veçanta për të cilat sigurohet punësim deri në 1 vit, ndërsa punëdhënësi përfiton financimin në masën 100% të sigurimeve shoqërore dhe 4 paga minimale në shkallë vendi. E njëjta gjë vlen edhe për kategorinë e të rinjve nga mosha 16-25 vjeç që janë të papunë dhe hyjnë për herë të parë në marrëdhënie pune. Pak kohë në parë qeveria shtyu afatin deri në janar 2018 për programet e nxitjes së punësimit.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency