FSHF Disiplina penalizon rëndë presidentin e Besëlidhjes

0
160

Komisioni i Disiplinës Sportive në mbledhjen e tij të radhës ka marrë në shqyrtim problemet disiplinore të konstatuara në ndeshjet e kategorive të ndryshme dhe vendosi të pezullojë për gjashtë ndeshje lojtarin e Shkumbinit, Mustafai, “për goditje të lojtarit kundërshtar”. Një tjetër vendim i rëndësishëm ishte edhe ai që u morr për një episod të ndodhur në Kategorinë e Parë. “Presidenti i Besëlidhjes, Gjok Ndoka, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, duke shkaktuar akte të dhunës, dënohet me 18 muaj pezullim nga aktiviteti dhe 250.000 lekë gjobë”, – lexohej në komunikatë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency