Suksesi i investimeve, rritet 36 për qind në një vit eksporti i çimentos “Made in Albania”

0
145

 

Shqipëria po kthehet në një eksportuese dinjitoze të çimentos gjatë dy viteve të fundit. Të dhënat më të fundit nga Drejtoria e Përgjithshme e Dogana mbi eksportet në periudhën janar-shtator 2012 konfirmojnë se janë eksportuar mbi 906 mijë ton. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, eksportet janë rritur 36% duke konfirmuar kështu ecurinë mjaft pozitive për këtë degë të industrisë shqiptare.

Me 3-4 fabrika të mëdha çimentoje në vend ka një mbiprodhim të këtij produkti, sidomos në një kohë kur tregu ka një rënie të kërkesës në kushtet e krizës së thellë në sektorin e ndërtimit.

Kjo situatë ka nxitur më shumë kompanitë e prodhimit të çimentos të kërkojnë të zgjerojnë shitjet në tregjet e huaja. Sipas të dhënave nga kompanitë, çimento shqiptare eksportohet kryesisht në vendet fqinje, ku dominon Kosova dhe më pas Maqedonia e Mali i Zi. Por një treg i ri i zbuluar nga kompanitë, së fundmi, është edhe Spanja, që ka shtuar interesin për çimenton “Made in Albania”.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency