Plani urbanistik i Tiranës Do të zbatohen teknologji dixhitale

0
183

Alb Konfindustria dhe CDO Milano/Itali në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës organizuan në Tiranë Forumin Ndërkombëtar të Industrisë Dixhitale/Smart City për përmirësimin e menaxhimit të shërbimeve publike të qyteteve, që përbën ngjarjen e parë të llojit në Rajonin e Ballkanit. Në programin “Smart City” janë përfshirë qytetet e mëdha të vendeve më të zhvilluara të Bashkimit Evropian. Të pranishëm në forum ishin kompani lider të industrisë dixhitale italiane të ardhur nga rajonet më të zhvilluara të Italisë si Lombardia dhe Piemonte, përfaqësues të Bashkisë së Tiranës, institucioneve qendrore, biznese, banka si dhe institucione financiare ndërkombëtare. I pranishëm ishte edhe ambasadori i Italisë në Shqipëri z. Massimo Gagliani. Produktet e ashtuquajtura “smart” të industrisë dixhitale, prekin të gjithë sektorët e lidhur drejtpërdrejt me jetesën e qytetarëve si:- transporti publik, -siguria rrugore, -sistemi adresave, -pastrimi, -regjistrimi pasurive te paluajtshme, -energjia e gjelbër, -furnizimi me ujë etj. Të pranishmit theksuan se, projektet e rëndësishme të zhvillimit urbanistik, të paraqitura së fundmi nga Bashkia e Tiranës, i hapin rrugë dhe lehtësojnë mjaft zbatimin me sukses të teknologjive të industrisë dixhitale në shërbim të arritjes së standardeve evropiane për qytetarët shqiptarë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency