Luçesku “këshillon” Konten: Je i ri, mëso kur duhet të përgjigjesh

0
146

 Altin Vorpsi

Luçesku: Kontes i them se duhet të dijë kur duhet të përgjigjet ose jo. Por është ende i ri, këtë gjë do të dijë ta bëjë më së miri pas 20 vitesh

Pragsfida mes Shaktarit dhe Juventusit ishte “e ëmbël”, “e hidhur” dhe mjaft “e nxehtë”. Ukrainasit luajnë në fushën e tyre për vendin e parë në grup, ndërkohë që miqve nga Italia u duhet patjetër qoftë edhe një pikë për të siguruar kualifikimin. Situata e këtyre dy skuadrave ka shtyrë mediat (në Itali) që të flasin për “një biskotë”… pra për një takim ku të dy skuadrat, për të mos dëmtuar njëra-tjetrën, bien në ujdi për të ndarë nga një pikë. Ishte kjo një pikat më të nxehta të konferencës për shtyp të teknikut të Shaktarit, Mirçea Luçesku: “Biskota? Varet se çfarë shije kanë. Disa janë të ëmbla, ndërsa të tjerat janë të hidhura”.

 

Mësimi

Me të njëjtin ton Luçesku iu drejtua edhe Antio Kontes. Tekniku i Juventusit u irritua kur dëgjoi teksa rumuni tha se “Juventusi sulmon në një mënyrë të parashikueshme”. “Me të vërtetë vlerësoj lojën që bën Juventusi, – drejtoi shënjestrën Luçesku. – Sa i përket Kontes i them se duhet të dijë kur duhet të përgjigjet ose jo. Por është ende i ri, këtë gjë do të dijë ta bëjë më së miri pas 20 vitesh”.

 

Një drejtim

Më tej Luçesku komentoi edhe sfidën e fundit të Juventusit. Bardhezinjtë mundën 3-0 Torinon në “Juventus Stadium” në një ndeshje që sipas Luçeskut vendosi shumë largimi i Glikut me karton të kuq. “Juventusi në derbi u ndihmua shumë nga gabimi i Glikut. Nëse Torinoja do të luante me 11 vetë, atëherë Juventusi me shumë vështirësi do të fitonte. Ekipi i Kontes është një nga ato që janë ndërtuar vetëm në një drejtim. Edhe nëse fitojnë, këto ekipe duhen që të përmirësohen vetëm tek të njëjtat situata”, – tha Mirçea Luçesku.

 

Askush si Markizio

Pas shumë polemikave dhe këndvështrimeve, Luçesku fillon që të buzëqeshë kur e pyesin për Markizion. Mesfushori i talentuar i Juventusit, pas golave që bëri në derbi, nuk ka udhëtuar me skuadrën drejt Ukrainës, pasi ka pësuar një dëmtim muskular: “Markizio është njëri prej atyre që ka shumë peshë tek Juventusi. Mendoj se mungesa e tij do të detyrojë Konten që të bëjë disa ndryshime taktike. Askush tek Juventusi mund të bëjë atë që bën Markizio”.

 

Presion i jashtëm

Përveç Shaktarit, sot do të mësohet se cila mes Juves dhe Çelsit do të kalojë për më tej. Në disa media është folur se Shaktari sonte luan për t’i bërë një nder Çelsit që me një fitore mbi Nordsjellandin mund të kapërcente Juven, nëse humb në Ukrainë. Por këto llogari nuk i bën Luçesku që tha: “Çelsi është larg në Londër. Mua nuk më intereson çfarë bëjnë ata. Aq më pak më intereson se çfarë thuhet në Itali, edhe pse me vendin tuaj jam i lidhur shumë. Ne zbresim në fushë për të fituar, ashtu si gjithmonë”.

 

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency