Fyle: Shqipëria ka bërë progres domethënës, duhen votuar tri ligjet

0
139

Eurokomisioneri për zgjerim, Stefan Fyle, vlerësoi dje progresin që ka bërë Shqipëria gjatë vitit të kaluar, duke nënvizuar njëkohësisht domosdoshmërinë e përmbushjes së reformave të kërkuara, në mënyrë që vendi të ecë përpara në rrugën drejt integrimit evropian. Në një letër drejtuar Komisionit të Jashtëm të Senatit francez për politikën e zgjerimit të BE-së, eurokomisioneri Fyle theksoi se duhet angazhim edhe në prioritetet e tjera kryesore të udhërrëfyesit. “Shqipëria ka bërë një progres domethënës gjatë vitit të kaluar, sidomos në marrëveshjen ndërpartiake për reformat e adresuara nga Bashkimi Evropian. Ne ende nuk po propozojmë hapjen e negociatave për anëtarësim, pasi dhënia e statusit të vendit kandidat duhet të sjellë edhe plotësimin e disa kushteve të tjera si, reforma zgjedhore dhe parlamentare. Duhet punë në prioritetet kryesore, duke përfshirë fushat e sundimit të ligjit, reformën e administratës publike dhe të drejtat themelore. Mbajtja e Shqipërisë ankoruar në perspektivën evropiane, mund të luajë një rol të rëndësishëm në konsolidimin e stabilitetit të saj politik dhe garantimin e vazhdimit të reformave nga politika shqiptare”, shprehej komisioneri për zgjerimin në letrën e tij. Po ashtu, në këtë letër Fyle informoi Senatin francez mbi përparimin dhe ecurinë që kanë pasur vende si, Kroacia, Serbia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Turqia, Qiproja dhe Islanda.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency