Fëmijët me HIV/AIDS Ministria: Spitalet, e sigurta, po hetojmë për rrugën e infektimit

0
118

Specialistët e shëndetit po hetojnë për rrugën e infektimit të dy fëmijëve me HIV/AIDS. Një hetim epidemiologjik do të zbardhë të vërtetën e infektimit të 2 fëmijëve të cilët raportohen të jenë mbartës të HIV-AIDS, edhe pse prindërit e tyre nuk janë të infektuar me këtë virus. Epidemiologia në programin e HIV-AIDS në Institutin e Shëndetit publik marjeta dervishi, deklaroi se “ janë në proces hetimi epidemiologjik për të gjetur mënyrën se si janë infektuar. Tek fëmijët nuk është vërtetuar transfuzion i gjakut apo shkëmbim i ageve dhe shiringave të infektuara me Hiv. Jemi në proces e sipër, kemi investiguar, por nuk kemi arritur në konkluzion si është rruga e transmetimit të virusit në këtë fëmijë.” Ndërsa drejtori i politikave shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë Pëllumb Pipero dhe drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Enver Roshi, deklaruan: “Dy rastet kanë transmetim vertikal, nga nëna tek fëmija, kjo është një arritje pozitive, madje shumë më pozitive do të ritheksoj është shumë afër synimit zero, pasi synimi ynë është të mos kemi asnjë rast nga nëna tek fëmija. Të dy rastet janë trajtuar dhe referuar nga klinika e pediatrisë e kemi ritheksuar se rastet tek ne vijnë përgjithësisht vonë, ndaj po punojmë fort ti afrojmë qytetarët me sistemin, pasi këshillimi, diagnostikimi dhe mjekimi është falas për ta, ritheksoj 100 për qind falas, për t’i diagnostikuar më shpejt pasi kështu mjekohen më mirë”. Drejtuesit e lartë të shëndetësisë konfirmuan se rastet janë nën hetim epidemiologjik, i cili për shkak të natyrës së problemit zgjat, por ministri Tavo ka urdhëruar të dalin përgjegjësitë, nëse i përkasin sistemit shëndetësor.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency