Buxheti tek Ligjet Institucionet e pavarura bien dakord me buxhetin e 2013-ës

0
152

Florenc Drizari

Ministria e Brendshme, Avokati i Popullit, ILDKP dhe KSHC pranojnë shpërndarjen e të ardhurave

 

Komisioni i Ligjeve diskutoi në parim projektbuxhetin e vitit 2013 për institucionet e pavarura dhe gjatë shqyrtimit të kërkesave, institucionet ranë dakord me planin financiar të hartuar nga Ministria e Financave. Përfaqësuesit e institucioneve të pavarura si, ILKDP, KLSH, KSHC pranuan caktimin e fondeve për vitin e ardhshëm ndërkohë që Avokati i Popullit, edhe pse nuk e kundërshtoi buxhetin e përcaktuar, kërkoi rritje të stafit për të përballuar ankesat e qytetarëve. “Ka një bum ankesash nga qytetarët dhe numri i ndihmës komisionerëve është i pakët për të mbuluar këto ankesa. Ky buxhet mbulon statuskuonë por nuk mbulon të ardhmen e institucionit. Do të kërkonim që të rritet numri i zëvendës komisionerëve”, tha Avokati i Popullit Igrli Totozani. Pas një diskutimi te gjate, Komisioni i Ligjeve ne rolin e ndërmjetësit bindi qeverinë të shtojë numrin e personelit pranë avokatit te popullit me 6 specialistë, nga 10 gjithsej të pretenduar nga Totozani. Shqyrtimi i projektbuxhetit në parim vijoi edhe me përfaqësuesit e Ministrisë së Brendshme. Gjata diskutimeve për projektbuxhetin e vitit 2013 mes përfaqësuesve të ministrisë dhe deputetëve të opozitës, u rikthyen debatet për menaxhimin e fondeve nga ana e pushtetit vendor.

FERDINAND PONI
Zv. Ministri i Brendshëm Ferdinand Poni gjatë diskutimit të projektbuxhetit për vitin e ardhshëm në Komisionin e Ligjeve, deklaroi se zërat e përfshirë në buxhet parashikojnë pritshmëritë e institucionit që ai përfaqëson. Z. Poni në fjalën e tij bëri thirrje që drejtuesit e qeverisjes vendore të përmirësojnë performancën e mbledhjes së të ardhurave në nivel vendor. “Besoj se njësitë e qeverisjes vendore do të duhet t’i kushtojnë vëmendje më të madhe mbledhjes së taksave të tyre, sepse buxheti është parashikuar me një lloj konservatorizmi: mund të kishim parashikimin për 18 ose 20 miliardë lekë nga kapaciteti vendor fiskal. Duke marrë parasysh realizimi është diku te 14 pikë ca miliardë, parashikimi nga Ministria e Financave ngelet te 15 miliardë. Kjo do të thotë që administratat e pushtetit vendor t’i largohen një lloj jo efektshmërie dhe klientelizmi politik në mbledhjen e taksave. Nëse kërkojmë përgjegjshmëri, buxheti, sikurse themi 54% me 46%, do të duhet të formulohet dhe sigurohet edhe nga zbatimi i saj në nivel vendor”, tha zv. Ministri i Brendshëm Ferdinand Poni. Gjithashtu në fjalën e Poni i bëri thirrje përfaqësuesve vendor që të përmirësojnë menaxhimin e territoreve që ata administrojë për sa i përket pastrimit dhe ujësjellsave. Por ky qëndrimi i zv. Ministrit bëri që opozita të shprehë kundërshtitë e saj. Gjate shqyrtimit te projektbuxhetit për pushtetin Lokal, opozita ne komisionin e Ligjeve kontestoi politiken qeveritare ne shpërndarjen e grandeve tek njësitë vendore. Deputeti socialist Bashkim Fino, fillimisht kërkoi që prezente në komision të ishin edhe përfaqësuesit e shoqatave të Bashkive dhe Komunave. Sipas tij, qëndrimi i përfaqësuesve të qeverisë për fondet e dhëna për pushtetin vendor dhe detyrimet që u lihen atyre për mbledhjen e taksave nuk është e drejtë. Për këtë deputeti Fino riktheu në vëmendje vendimin e qeverisë që tashmë është bërë pjesë e buxhetit të 2013-ës, për detyrimin e shlyerjes së borxheve dhe pagimin faturat e energjisë për ujësjellësat.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency