U dënua 4.8 vite burg, shpërndarësi i heroinës ekstradohet nga Suedia

0
684

Klodian Gjikdhima është ekstraduar nga Suedia, pasi rezulton të jetë dënuar nga Gjykata e Tiranës me 4.8 vite burg për akuzën “Armëmbajtje pa lejë”, si dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Gjikdhima gjatë vitit 2008 kishte arritur të ngrinte një grup për shpërndarjen e heroinës në Tiranë, ku për çdo dozë të shitur, nga shpërndarësit ai do t’u jepte atyre shumën prej 5 mijë lekë të vjetra. Zbulimi i këtij grupi është bërë fill pas kapjes së një narkomani të quajtur Afrim Myftari, i cili ka shpjeguar se nga e blinte heroinën. Pas kësaj, shtetasi Klodian Gjikdhima është larguar në drejtim të paditur duke u arrestuar në Suedi. Gjatë marrjes në pyetje të Myftarit ky shtetas ka pohuar se lëndën narkotike e kishte blerë në afërsi të lokalit “Piazza”, tek një person me moshë rreth të njëzetave nga Laçi, si dhe ka përshkruar veshjen e këtij të fundit. Menjëherë, nisur nga këto shpjegime agjentët dhe oficerët kanë bërë ndalimin e Kleson Gjona. Në deklarimet e tij të para të dhëna oficerëve, i pandehuri Kleson Gjona ka pohuar faktin se ai nuk ishte përdorues droge, por kishte dy ditë që kishte filluar të shiste drogë, të cilën ja siguronte i pandehuri Klodian Gjikdhima, duke e udhëzuar që çdo dozë ta shiste kundrejt shumës prej 1000 lekësh, dhe si shpërblim do i jepte 500 lekë për gram të shitur. I pandehuri Kleson Gjona deklaroi gjithashtu se kishte marrë prej të pandehurit Klodian Gjikdhima 5 procione për shitje nga të cilat 3 doza i kishte shitur ndërsa, dy doza i janë sekuestruar në momentin e ndalimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency