Rita Ora ndahet me Rob Kardashian

0
114

Rita Ora dhe Rob Kardashian janë ndarë. Këngëtarja shqiptare nga Kosova la vëllain e Kim Kardashian javën e kaluar pasi axhenda e saj e ngjeshur dhe largësia nuk e lejojonin atë t’i përkushtohej lidhjes. Rob tashmë nuk e ndjek më Ritën në Twitter dhe ka fshirë të gjitha fotot që kishte me të në Instagram.Një burim tha për ‘The Sun’: “Është e trishtueshme pasi ata e pëlqenin shumë njëri-tjetrin, por ai jeton në Los Angeles dhe ajo në Londër. Ishte e pamundur të vazhdohej.”Rita Ora dhe Rob Kardashian e bënë publike lidhjen e tyre vetëm disa muaj më parë.
Këngëtarja 22-vjeçare është ndarë pak ditë para ditëlindjes së saj (26 nëntor). Nuk mund të besohet kjo gjë nga fansat e Ritës, po ja që këto ndodhin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency