Pse kemi nevojë për parime bashkëpunimi gjithshqiptar?

0

 

Loading...

Artan Fuga (Akademik)

– Integrim nëpërmjet decentralizimit

– Integrim nëpërmjet aktorizimit

– Integrim nëpërmjet objektivizimit

– Integrim nëpërmjet globalizim-europianizimit

– Integrim pa tensionim, në bashkëpunim

 

 

Krijimin e një hapësire të përbashkët gjithnjë e më të qendrueshme mes shqiptarëve në Ballkan, në një rajon të paqes dhe bashkëpunimit mes popujve, nuk e kuptoj si një politikë centralizuese nga ana e administratave përkatëse sepse kjo do të sillte autoritarizëm.

Unë do të isha  dyshues ndaj kësaj.

Jo çentralizimi, por decentralizimi në arsim, ekonomi, pushtet lokal iu përshtatet kohëve të sotme të int…

egrimit social, rajonal, europian, etj.

Integrim nëpërmjet decentralizimit.

Po ashtu, mendoj se politika mund të krijojë disa konture juridike integrimi, por hapësira e bashkëpunimit mbarëshqiptar duhet të vijë më së pari nga aktorët e shoqërisë civile, nga aktorët ekonomikë, nga agjencitë private, pra nga vetë shoqëria si lidhje e brendshme e qendrueshme, jo artificiale. Jo thjesht nga politika. Do të ishte një integrim artificial dhe i politizuar rëndë. Pëlhura po endet pavarësisht gjithçkaje. Politika i ka të lidhura duart në një farë kuptimi. Por, kjo është një çështje tjetër. Sa më shumë të flasë apo edhe tê bëjë për krijimin e një hapësire të përbashkët, aq më shumë pengesa do t’i krijohen.

Integrim si aktorizim i proceseve sociale.

Duhet dalluar pastaj trendi social real nga deklaratat politike. Deklaratat politike sigurisht janë ligjërim, por konjuktura ecën përpara në tre rrethana :

– Hapësira virtuale e Internetit,

– Rruga e Kombit (kostua është tjetër gjë),

– Relativizimi i kufijve si pjesë e integrimit europian.

Këto tre faktorë e bëjnë punën e tyre.

Integrim si objektivizim.

Së katërti integrimi social, kulturor, ekonomik, etj. mes shqiptarëve të në Ballkan “shkruhet” me gjuhën e sotme demokratizuese të globalizimit dhe integrimit europian, dhe kështu gjen terrenin më të mirë për të përparuar dhe kuptuar nga popujt e Europës dhe elitat e tyre politike.

Integrim në globalizim.

Së fundi, ky integrim mbarëshqiptar, është pjesë e politikave të paqtimit, emancipimit dhe demokratizimit të rajonit tonë, duke shmangur luftrat, dhunën dhe paragjykimet nacionaliste, sepse përndryshe do të binim në skemat e shekullit të kaluar, pra duke u hapur ndaj kombeve të tjerë dhe jo duke iu kthyer shpinën atyre se përndryshe sa herë kërkojmë integrim do të prodhojmë tensionim.

Integrim pa tensionim.

Loading...