Masa Pengmarrja për pazaret e drogës, “Burg me afat 20 ditë” për 3 të arrestuarit

0
184

Tre të akuzuarit për pengmarrjen e një personi në Farkë të Tiranës janë lënë në burg me afat 20 ditë nga Gjykata e Tiranës, pas paraqitjes së akuzës dhe provave nga prokurori. Përparim Halilaj, Emiljano dhe Ermir Muja janë paraqitur para gjykatës ku janë njohur me akuzat ndaj tyre, lidhur me mbajtje disa orë të shtetasit E. Krasniqi, për shkak të një borxhi parash. Sipas burimeve nga gjykata, “pengu” Krasniqi ka deklaruar se askush nuk e ka mbajtur peng dhe se ai kishte shkuar për të sqaruar disa probleme borxhi. Por, sipas Krasniqit, ka qenë vëllai i tij që është nxituar duke lajmëruar policinë, ndërsa ia komandon Halilaj dhe dy vëllezërit Muja i ka miq. Edhe të akuzuarit kanë mohuar pengmarrjen, ndërsa njëri prej tyre ka pranuar problemin e borxhit mes tij dhe Krasniqit. Pasi ka dëgjuar palët, gjykata caktoi masën e arrestit me afat 20-ditor për 3 të arrestuarit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency