Data, 4 dhjetor 2012

0
167

Dashi

Nëse jeni në një lidhje duhet të shmangni aventurat kalimtare sepse do keni probleme të mëdha me partnerin. Mos shkatërroni gjithçka që keni ndërtuar deri më sot. Beqarët nuk duhet të hezitojnë të angazhohen sot sepse mundësite do jenë shumë të mira. Përfitoni sa të mundni. Qielli do jetë i favorshëm për financat. Do iu jepet mundësia të shpenzoni edhe pak më tepër.

 Demi

Jupiteri do iu bëjë disa dhurata gjatë kësaj dite atyre që janë në një lidhje. Partneri do jetë  i gatshëm t’ua plotesojë dëshirat dhe do ndiheni më së miri. Shfrytezojeni ditën. Beqarët nga ana tjetër do joshen nga disa persona që në fakt nuk bëjne për ta. Mos u nxitoni sepse do lëndoheni. Merruni pak më tepër me menaxhimin e financave në mënyrë që të vendosni ekuilibrin.

 Binjakët

Ekuilibri do mbizoterojë gjatë gjithë  kësaj dite në jetën tuaj në çift gjatë kësaj jave. Do ndiheni të përkëdhelurit e yjeve dhe do i shprehni më tepër ndjenjat. Beqarët jo vetëm që do kryejnë takime interesante, por mund të nisin edhe histori dashurie pasiononte. Në planin financiar nuk duhet të luani me zjarrin sepse do digjeni. Nuk është momenti për të bërë shpenzime të medha.

 Gaforrja

Marrëdhënia me partnerin do jeteë e ngrohtë dhe mjaft harmonike. Ka shumë mundësi që disa të hedhin hapa më tej dhe t’i marrin gjërat më seriozisht. Beqarët nga ana tjetër do merren shumë me miqtë dhe nuk do kenë aspak kohë të dalin nëpër takime apo të njihen me persona të rinj. Në planin financiar nuk duhet të ëndërroni më shumë sesa duhet. Tregohuni më të organizuar.

 Luani

Kujdes me debatet që mund të lindin me partnerin gjatë kësaj dite sepse po u krijua një klimë e tensionuar zor se do e rregulloni shpejt. Beqarët do jenë me të privilegjuarit. Takimet do jenë të pafundme dhe disa do arrijnë të gjejnë dashurinë e jetës së tyre. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme. Tregohuni më të kujdesshëm me shpenzimet që mos keni probleme.

 Virgjëresha

Ditë e këndshme kjo e sotmja për të gjithë të dashuruarit. Jeta në çift do jetë e bukur dhe e mbushur me emocione të mëdha. Shfrytëzojeni sa më shumë që të mundni. Edhe beqarët duhet të përgatiten për një ditë ndryshe dhe më të bukur. Fati do jetë me ju. Financat do fillojnë të konsolidohen ndjeshëm. Mos bëni gabimin të tregoheni të paduruar dhe të shpenzoni së tepërmi.

 Peshorja

Do bëni gjithçka sot që ta mbroni sa më tepër jeten tuaj në çift. Edhe parteri nga ana e tij do tregohet më optimist dhe do iu përkëdhelë më shumë se kohët e fundit. Beqarët as sot nuk do e gjejnë atë që kërkojnë. Bëhuni më të duruar, por mos e humbni për asnjë arsye besimin. Mërkuri do iu ndihmojë të përmirësoni financat. Nëse shpenzoni me kursim gjërat do shkojnë për mrekulli.

 Akrepi

Jeta juaj në çift do mbrohet gjatë gjithë kohës nga Venusi sot. Do jeni më sensuale dhe më bashkëpunues me atë që keni në krah. Beqarët më mirë të mos fillojnë asnjë histori dashurie sot sepse mundësitë nuk do jenë të mira dhe mund të lëndohen. Jupiteri nga ana tjetër do iu sjellë fat me financat. Do i menaxhoni me shume kujdes ato dhe do shpenzoni aq sa duhet.

 Shigjetari

Ditë e mirë kjo e sotmja për çështjet sentimentale. Ata që janë në një lidhje do fillojnë të zgjidhin disa probleme të së shkuarës dhe do ndihen më të lehtësuar. Beqarët duhet të  tregohen të kujdesshëm. Disa do kërkojnë vetëm të tallen me ju. Për sa iu përket heshtjeve financiare ato do jenë më të stabilizuara sesa kohët e fundit por duhet ende pak maturi me shpenzimet.

 Bricjapi

Sot do ndiheni më mirë ju që jeni në një lidhje. Do i shprehni hapur ato që ndjeni edhe pse partnerit nuk mund t’i pëlqejë. Më mirë të tregoheni të sinqertë. Ata që janë ende vetëm do kenë një takim interesant dhe mund të fillojnë dhe një histori dashurie emocionuese. Në planin financiar do ndërmerrni iniciativa dhe do filloni ta stabilizoni situatën. Më në fund do ndiheni më të qetë.

 Ujori

Ditë mjaft e mirë dhe me momente emocionuese kjo e sotmja. Do sqaroni te gjitha keqkuptimet që keni pasur kohët e fundit me partnerin. Për beqarët ështe dita ideale për të filluar histori dashurie. Kërkoni dhe do gjeni atë që keni ëndërruar prej kohësh. Në planin financiar do merrni vendime të rëndësishme falë të cilave buxheti do fillojë të stabilizohet.

 Peshqit

Në dashuri çdo gjë do shkojë më së miri sot. Do jeni më të qartë për atë që doni dhe do luftoni për këtë. Disa do marrin edhe vendime të rëndësishme. Beqarët do jenë në humor të mirë dhe do bejnë çmos ta joshin personin që pëlqejnë. Kujdes mos merrni vendime të nxituara. As me financat nuk duhet të tregoheni të pamatur. Po shpenzuat shumë do keni vështirësi më vonë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency