Statusi,Turku: Ligjet mund të miratohen brenda dhjetorit

0
130

Nënkryetari i Kuvendit, Ardian Turku, deklaroi se politika në vend ka mundësi që t’i votojë ligjet për integrimin që brenda ditëve të para të dhjetorit, në mënyrë që edhe Komisioni Evropian të marrë konfirmimin e duhur për t’ia përcjellë më pas Parlamentit. Sipas ligjvënësit demokrat kjo i rrit mundësitë që vendi të marrë statusin vendit kandidat pa pritur trenin e ardhshëm që do të jetë qershori i vitit 2013, një vit ky elektoral për Shqipërinë. Por paralelisht me statusin e mundshëm të dhjetorit, mbetet një opsion tjetër marrja e statusit në vitin 2014, pasi siç deklaroi edhe Kryetari i Dhomës së Deputetëve në Itali, Fini, PE do të presë edhe raportin e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e ardhshme në vend përpara se të japë vendimin e saj. Megjithatë sipas nënkryetarit të Kuvendit, ekzistojnë të gjitha mundësitë që votat për tri ligjet të sigurohen që këtë dhjetor. “Unë mendoj që janë të gjitha mundësitë. Mundësitë janë ato kanë qenë. Rasti i Fierit nuk e merr zgjidhjen me vendime politike tonat. Rasti i Fierit do të gjejë zgjidhjen e natyrshme, ashtu siç duhet ta ketë, nëpërmjet vendimeve të gjykatave”, – tha Turku. Ndërsa duke u ndalur në mundësinë tjetër atë të vitit 2014, deputeti demokrat i qarkut të Elbasanit, pohoi se zgjedhjet do të luajnë rol kyç tek dhënia e statusit. “Ky raport do të jetë baza mbi të cilën do të mbështetet BE në gjykimin për zgjedhjet pra, dhe të plotësimit, le të themi të këtij kushti, në thonjëza shumë të rëndësishëm dhe me zhvillimin e zgjedhjeve nga fundi i muajit qershor, ne e dimë që tashmë që raportet përfundimtare të OSBE/ODIHR-it dalin diku nga vjeshta dhe pikërisht kjo ndoshta kondicionon edhe marrjen e vendimit tjetër nga ana e BE për dhënien e statusit të vendit kandidat dhe automatikisht ajo do planifikohet për vitin 2014″, – tha Turku. Një javë më parë, ish-ministri i Jashtëm italian, Fini, u shpreh se sipas të gjitha gjasave do të jetë detyrë e Parlamentit të dalë nga zgjedhjet e ardhshme, të votojë ligjet e kërkuara nga Brukseli dhe si rrjedhojë, marrja e statusit i kalon 2014-ës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency