SHBA do të hidhte Hënën në erë për të fituar garën me Rusinë

0

Duket si një skenar filmash, por në të vërtetë amerikanët e kanë pasur një plan për të hedhur në erë Hënën në vitet ‘50. Në kulmin e garës hapësinore me Bashkimin Sovjetik, SHBA kishte në konsideratë edhe shpërthimin e një bombe atomike në Hënë për të treguar muskujt gjatë Luftës së Ftohtë. Natyrisht projekti sekret “Project A119” nuk u realizua kurrë. Madje atëherë astronomi Carl Sagan bënte edhe përllogaritje se cili do ishte efekti i gazit dhe pluhurit që do shkaktohej nga shpërthimi në Hënë. Me një raketë do dërgohej në Hënë një bombë atomike dhe jo një bombë me hidrogjen, pasi kjo e fundit do ishte shumë e rëndë për raketën. Zyrtarët e braktisën misionin pasi kishin frikë se do përbënte rrezik për njerëzit në Tokë në rast se misioni dështonte. Zyrtarët amerikanë nuk kanë komentuar për këtë projekt.