PS: Të hiqet taksa e biznesit të vogël

0
145

Partia Socialiste ripërsëriti dje kërkesën e opozitës për heqjen e taksës biznesit të vogël, pasi në këtë formë, sipas të majtëve, do të nxitet sipërmarrja dhe do të lehtësohej kriza ekonomike. “Javën që vjen në parlament do të diskutohet buxheti i vitit që vjen. Çka ofron një mundësi të shkëlqyer për të miratuar kërkesën e Partisë Socialiste për të hequr taksën e biznesit të vogël. Ne kemi muaj që këmbëngulim për ta hequr taksën e biznesit të vogël, pasi jemi të bindur se biznesi i vogël, që në fund të fundit është biznesi familjar që mban në këmbë ekonominë e vendit, ka nevojë për frymëmarrje. Duke hequr taksën e biznesit të vogël, kjo qeveri jo vetëm do të nxiste sipërmarrjen dhe do të lehtësonte krizën ekonomike, por në të njëjtën kohë do të jepte një mundësi më shumë për familjet shqiptare që në këto ditë të fundvitit të festonin siç e kërkon edhe tradita”, – tha deputetja socialiste Ermonela Felaj.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency