NASA, sulme bërthamore ndaj asteroideve që do të godasin tokën

0
136

NASA njoftoi se po ndërton një anije kozmike e cila është e pajisur me raketa bërthamore deh misionin i saj i vetëm do të jetë “asgjësimi” i asteroideve dhe trupave të tjerë qiellorë të cilët rrezikojnë të përpallen me Tokën. Bëhet fjalë për një anije pa pilotë HAIV (Hypervelocity Asteroid Intercept Vehicle), e cila do të mbartë dy predha-raketa, njëra nga këto predha nuk do të ketë mbushje, me qëllim që kur të përplaset me trupin qiellor t’i shkaktojë një karter të madh. Në vijim, HAIV do të lëshoj raketën e dytë e cila, mbartë mbushje bërthamore. Predha bërthamore do të shpërthej brenda në krater, me qëllim që të arrihet rezultati më i mirë i dëshiruar, që fuqia shkatërruese të jetë 100%. Kështu, asteroidi do të shkatërrohet tërësisht duke u shpërbërë në copëra të vogla të cilat nuk përbëjnë rrezik për planetin tonë, si dhe do të ndryshojë drejtimin e orbitës së tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency