Jupiteri më pranë Tokës në 3 dhjetor

0

Jupiteri po i afrohet Tokës shumë ngadalë dhe sipas astronomëve, pritet që në 3 dhjetor të bëhet shumë i dukshëm nga tokësorët. Në këtë ditë, planeti do të ndodhet 180 gradë nga Dielli dhe në këtë mënyrë Dielli, Toka dhe Jupiteri do të jenë në linjë në mënyrë perfekte. Kjo do të thotë se duke nisur nga perëndimi i Diellit dhe për gjatë gjithë natës, Jupiteri do të jetë mjaft i dukshëm.

Loading...