Data 3 dhjetor 2012

0
129

Dashi

Priten debate në çift gjatë kësaj dite. Do përballeni me probleme të mëdha dhe disa mund t’i japin fund lidhjes që kanë krijuar. Bëni vetëm kujdes të mos nxitoheni. Ditë më e kënaqshme do jetë kjo e sotmja për ata që janë ende beqarë. Shfrytezojini mundësite që do iu jepen. Ne planin financiar gjërat do shkojneë më mirë se disa ditë më parë. Buxheti do jetë i kënaqshëm.

Demi

Përgatituni sot për të përjetuar momente të paharueshme me partnerin tuaj. Ai do dijë si t’ua plotesojë të gjitha dëshirat që ju të ndiheni më rehat. Beqarët do kalojnë ditën që kanë ëndërruar. Edhe pse mund të jeni zhgënjyer njëhere nga dashuria duhet të tentoni përsëri. Në planin financiar duhet  të merrni masa për të rregulluar situatën. Kurseni sot që të fitoni më shumë mot.

Binjakët

Shprehini të gjitha ato që ndieni për partnerin, edhe sikur atij të mos i vijë mirë. Trgohuni të sinqertë sepse vetëm kështu do e rregulloni jetën tuaj sentimentale. Beqarët do të entuziazmohen mjaft nga takimet që do kenë sot, por shumë shpejt do takojnë edhe zhgenjimin. Treghuni sa më vigjilentë me financat dhe shmangni çdo shpenzim të tepruar sepse do ngeleni me xhepat bosh.

Gaforrja

Mundohuni të jeni pak më realistë sot në jeteën tuaj në çift nëse doni që gjerat të shkojnë mirë. Mos i kërkoni partnerit gjera të pamundura. Zjarri i dashurisë do ndizet edhe për beqarët. Do jeni mjaft energjike dhe nuk do keni frikë të provoni gjera të reja. Do bëni shumë mirë. Në planin financiar do kryeni transaksione të rëndësishme të cilat do e permirësojnë buxhetin.

Luani

Në jetën në çift do marrë fund rutina e përditshme dhe do tentoni për gjera të reja. Venusi do iu bëjë më tolerantë ndaj njeri-tjetrit dhe më të hapur. Dita do jetë plot diell! Edhe beqrët do kenë mbështetjen e Venusit por duhet t’i ngjitin shkallët me ngadalë. Mos iu besoni shumë disa këshillave të  gabuara që do iu japin miqtë, por kërkoni mendimin e specialistëve. Ata do iu japin ndihmën e duhur.

Virgjëresha

Në dukje, sektori i dashurisë do jetë i qetë dhe pa probleme, por nëse nuk tregoheni të matur me fjalët mund të lindin konflikte. Neptuni do jetë planeti që do iu ndihmojë të dilni nga situatat e zymta. Një takim i kryer kohët e fundit mund të kthehet neë një histori të bukur dashurie për beqarët. Përgatituni! Financat do jenë të mira por ju do vazhdoni punën për t’i përmirësuar edhe më tepër.

Peshorja

Ditë mjaft e mirë kjo e sotmja për dashurinë në çift. Klima do jetë e ngrohtë dhe do e keni më  të lehtë të flisni për gjithçka. Shfrytëzojeni ditën për  të planifikuar pushimet nëse ende nuk e keni bërë. Beqarët nuk do druhen aspak dhe do joshin pa pushim. Mundësite sot do jenë teë shkëlqyera. Në planin financiar do gjeni zgjidhje të gjitha problemeve dhe do keni ide të mira për të përmirësuar buxhetin.

Akrepi

Të influencuar nga planetet ju do bëni çmos që në lidhjen tuaj të mbretërojë harmonia. Edhe pse mund t’iu jepen mundësi për aventura ju nuk do i parapëlqeni. Rëndësi do ketë vetëm të jeni mirë me partnerin. Beqarëve do iu jepet mundësia të kenë takime shumë të veçanta. Bëni durim nëse nuk doni të keni probleme financiare. Jo gjithçka ecën aq shpejt sa ju dëshironi. Kujdes!

Shigjetari

Planetet do iu ndihmojnë të forconi bashkëpunimin me partnerin dhe të ngrohni klimën në çift. Beqarët do tërhiqen tmerrësisht nga dashuritë e pamundura. Kthehuni sa më shpejt në realitet dhe kënaquni me atë që do iu ofrohet! Shumë maturi duhet të tregoni në sektorin e financave. Nëse e menaxhoni me mençuri atë, gjithçka do shkojë më së miri. Ju mund t’ia dilni!

Bricjapi

Asnjeë planet nuk do influencojë negativisht neë jetën tuaj në çift dhe qielli i dashurisë do jetë pa re. Do ndiheni mirë dhe do përjetoni goxha kënaqësi. Beqarët do e kenë të vështirë te fiksohen pas dikujt sot duke qenë se do keni përballe disa persona interesantë. Merrni kohën e duhur dhe reflektoni mirë. Në planin financiar duhet ta shtrengoni pak rripin nëse nuk doni që buxheti të marë tatepjetën.

Ujori

Ata që janë në nje lidhje do i marrin gjerat shtruar gjatë kësaj dite. Hëna do jetë në anën tuaj dhe do iu ndihmojë t’i zgjidhni edhe problemet qe iu kane dalë. Me mbështetjen e Jupiterit dhe Neptunit beqarët do kenë mundësi të shkëlqyera për të takuar personin e duhur. Me financat do keni fat. Ka mundësi të merrni edhe një shumë të konsiderueshme lekësh nga një person i afërm.

Peshqit

Nëse jeni në çift, jeta juaj ka rrezik të jetë mjaft e turbullt. Nuk do doni të bëni as lëshimin më të vogël dhe partneri ca me pak. Mos rënia dakord për diçka mund të sjelleë goxha debate. Kujdes! Për sa iu përket beqarëve do kenë fat dhe takime me shumicë. Mos u tregoni të turpshëm. Shikoni mirë atje ku do shkelni në sektorin e financave sepse mund të rrëzoheni. Hiqni disa kursime mënjanë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency