Cilët janë fëmijët “gjeni” të cilët sundojnë botën

0
302

Shpesh emrat e tyre bëjnë lajme nëpër gazeta dhe mediat e gjithë botës, por si mund ta dallojmë një gjeni të vogël nga një fëmijë shumë inteligjent? Është mjaft e thjeshtë: quhen gjeni ata fëmijë që në moshë më të madhe se 13 vjeç janë të pajisur me kapacitet e talent në një apo në shumë sektorë të shkencës dhe artit. Ata dallohen shpesh mes bashkëmoshatarëve të tyre, për shkak të kuriozitetit të madh, përthithjen e shpejtë të gjërave, ndjeshmëri të madhe dhe sens kritik për argumentet e vështira. Nuk dihet me saktësi se cilët janë faktorët vendimtarë që ndikojnë në talentin e fëmijëve, por shumë studiues mendojnë se përbërja familjare mund të luajë një rol thelbësor. Fëmijët-gjeni nuk kanë një fëmijëri të lehtë: ndryshimi i tyre nga bashkëmoshatarët rrezikon t’i shndërrojë në persona të vetmuar dhe shumë shpesh mund të bëhen objekt i pritshmërive të tepruara nga ana e figurave të referimit. Bëhet fjalë për fëmijë që kanë nevojë për një vëmendje të veçantë nga ana e prindërve dhe për mjete të duhura për kapacitetin e tyre. Ja kush janë disa nga fëmijët gjeni më të famshëm të të gjitha kohërave.

Gjeni në fushën e shkencës

Kim Ung-yong

Docent korean i ditëlindjes 1962, hyri në “Guinness” për 210 pikët e tij në IQ. Në moshën 3-vjeçare lexonte në 4 gjuhë të ndryshme dhe nga mosha 3 deri në 6 vjeç frekuentonte kurse fizike në Hanyang University. Ndërsa në moshën 7-vjeçare u dërgua në NASA në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Akrit Jaswal

Tanimë është 20 vjeç, por ishte vetëm 7 kur bëri ndërhyrjen e tij të parë kirurgjikale, pasi asistoi në operacione të ndryshme në një spital indian.

Jacob Barnett

Është vetëm 13 vjeç, ka marrë një propozim për punë si kërkues në Purdue University në Indianapolis. I prekur nga sindromi Asperger, një shqetësim i ngjashëm me autizmin, nuk ka folur deri në moshën 2-vjeçare për të manifestuar më pas një zhvillim kogniktiv befasues. Në moshën 12 vjeç vuri në diskutim teorinë e relativitetit të Ajnshtanjit, duke tërhequr vëmendjen e Scott Tremaine, një nga profesorët më të shquar të Universitetit të Princetonit.

Ainan Celeste Cawley

Është 12 vjeç dhe jeton në Singapor. Aftësitë e tij të jashtëzakonshme u treguan nga e ëma në blogun e tij. Vetëm dy javësh arrinte të fliste ndonjë fjalë, 6 muajsh ecte, ndërsa një vjeç fliste dhe ecte pa problem fare. U bë i famshëm, pasi u bë kimisti më i mirë në botë duke kaluar “GCE O Level”, një provim britanik për të rinjtë 16-vjeçarë.

Gjenitë e vegjël artistë

Aelita Andre

Është një vajzë australiane 5 vjeçe, por e famshme si artiste surrealiste. Ka nisur të pikturojë vetëm 9-muajshe dhe ka debutuar në moshën 2-vjeçare me ekspozitën e saj të parë.
Hamzah Marbella

Ky piktor është vetëm 11 vjeç dhe anëtari më i ri i Shoqatës së Artistëve Filipinas. Pikturat e tij janë të varura edhe në muret e selisë së OKB-së në Nju Jork.
Kishan Shrikanth

Aktor dhe regjisor indian vetëm 16 vjeç. U bë i njohur, pasi xhiroi filmin e tij të parë në moshën 9 vjeç. Ideja i kishte ardhur teksa shihte disa fëmijë që shisnin gazeta në vend që të shkonin në shkollë. Ky film iu dedikua bashkëmoshatarëve më pak të privilegjuar.
Jan Lisiecki

Është 17 vjeç dhe i bie pianos që prej moshën 5-vjeçare. Debuton në një orkestër prej moshës 9-vjeçare, ka bërë me qindra koncerte, përfshi atë në Carnergie Hall para mbretëreshës së Anglisë.
Alma Deutscher

Në moshën 7 vjeçe i bie violinës dhe pianos në perfeksion, duke ndjekur me lehtësi kryeveprat e Handel, Schubert, Beethoven dhe Mozart.
Keiron Williamson

Është nëntë vjeç dhe është anglez. Quhet ndryshe Moneja i vogël: teknika e tij në pikturë ka lënë me gojë hapur galeristët e të gjithë botës dhe pikturat e tij kanë një çmim që më i ulëti nis nga 10 mijë sterlina.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency