Qeveria, 870 milionë lekë fonde për argjinaturën e Oblikës në Shkodër

0
154

870 milion lekë është fondi që qeveria shqiptare ka akorduar për ndërtimin  e argjinaturës së fshatit Oblikë në komunën Ana e Malit të rrethit Shkodër. Në një prononcim për median, Mark Molla, Drejtori i Bordit të Kullimit, bëri të ditur se punimet për ndërtimin e kësaj argjinature ka pak ditë që kanë përfunduar dhe perqendrohen në vendosjen e 11 peneleve mbrojtëse në një territor prej 780 metra gjatësi lineare, duke bërë kështu mbrojtjen e fushës së Oblikës nga gërryerja dhe nga përmbytja.

Sipas tij, me ndërtimin e kësaj argjinature kjo zone mbrohet nga përmbytjet si dhe fenomeni i grryerjes së tokës, që gjatë dy viteve të fundit kane qënë shumë problematike për zonën që pershkohet nga rrjedhja e lumit Buna. Molla tha se gjatë kësaj periudhe, nga ana e Bordit të Kullimit Shkodër është investuar edhe në komunën e Bërdices, konkretisht në fshatin Bërdicë, duke bërë të mundur shmangien e përmbytjeve si dhe të grryerjeve të tokës bujqësore nga ujrat e lumit Drin.
Këtyre investimeve u shtohen edhe ndërhyrjet në hapjen e kanaleve të dyta dhe të treta, me qëllim kullimin e ujit dhe qarkullimin e tij në drejtim të detit, punime këto që janë realizuar në bashkëpunim edhe me njësitë e qeverisjes vendore të rrethit Shkodër.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency