Pa financime Të sëmurët me HIV/AIDS rrezikojnë të mbeten pa ilaçe

0
149

Të sëmurët me HIV/AIDS në Shqipëri shumë shpejt do të gjenden përballë një situate të vështirë, duke mos përfituar shërbimet e deritanishme, si trajtimi me medikamente anto-retroviralë apo diagnostikime të ndryshme. Ky mesazh vjen nga rrjeti i shoqatave të HIV-AIDS, drogat dhe shëndetin riprodhues në vendin tonë, të cilët thonë se vendimi i fondit global për të shtyrë financimet, sjell si kërkesë emergjente gjetjen e fondeve nga qeveria dhe ministria e Shëndetësisë shqiptare. Që prej marsit të këtij viti, janë ndërprerë të gjitha burimet financiare që alokoheshin nga ky fond. “Rreziku i ndërprerjes së shpenzimeve do të na vendosë përballë rrezikut të shpërthimit të epidemisë HIV-AIDS, hepatiteve si dhe infeksioneve apo sëmundjeve të tjera shoqëruese, jo vetëm në grupet e rrezikuara por edhe në popullatën e përgjithshme. Duke trajtuar njerëzit e infektuar, ti parandalon përhapjen e mëtejshme të virusit, qoftë tek bashkëjetuesit e tyre por edhe tek popullata tjetër”, – shprehet një nga mbartëset e virusit HIV-AIDS. Aktualisht në Shqipëri janë 550 raste me HIV-AIDS. Rreth 222 persona trajtohen me terapinë antoretrovirale, ndër të cilët, 15 janë fëmijë, ndërkohë që 70% e të infektuarve janë meshkuj. Vetëm për vitin 2012, ka 70 raste të reja nga të cilat, 51 janë meshkuj dhe 19 femra. Grupmosha më e prekur është ajo 25-45 vjeç. Rreth 93% e rasteve të infektuar e kanë marrë atë nëpërmjet rrugëve homo dhe biseksuale.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency