Lista e deputetëve të PS-së, Fino: Shumica do të rikandidojë

0
126

Shumica e grupit parlamentar të PS-së do të jetë pjesë e listës së kandidimit në zgjedhjet e 2013-ës. Ky është mendimi i Sekretarit për Pushtetin Vendor në këtë parti, Bashkim Fino, i cili argumentoi se pse rreth 80 për qind e grupit aktual të socialistëve mund të rikonfirmohet në zgjedhjet e ardhshme. “Mendoj që grupi parlamentar aktual i partisë Socialiste në opozitë ka bërë një punë shumë të mirë në këto 4 vjet. Unë besoj dhe kjo është bindja ime personale, por në fund të fundit dhe nga ç’kam dëgjuar në të gjitha fjalimet që kryetari i partisë, Rama, ka mbajtur në grupin parlamentar, është i predispozuar që shumica dërrmuese dhe kur them shumica dërrmuese jo 50 për qind, por më shumë, afër 80 për qind, që ky grup parlamentar të konsolidohet dhe të jetë si të thuash, pjesë përbërëse e listave për kandidat për deputet”, – deklaroi Fino për AS. Performanca e secilit deputet në këto katër vite do të jetë kriteri kryesor për rikonfirmim. Por strategjia e kryetarit dhe bashkëpunëtorëve kryesorë të tij në parti, mund ta tejkalojë edhe këtë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency