• Setup menu at Appearance » Menus and assign menu to Top Bar Navigation
Gazeta Standard Online
  • Kryesore
  • Politikë
    • Pikante
  • Aktualitet
    • Kronikë
  • Koment
  • Ekonomi
  • Bota
    • RAJONI
  • Show Biz
    • Eros & Psikologji
  • WEB TV
  • Te Tjera
    • Sociale
    • Sporti
    • Kioskë
    • Kulturë
    • Dosier
    • HI-TECH
    • Histori&Arkiva
    • Horoskopi
    • Kulinari
    • Mister
    • Lojra
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
    • Pikante
  • Aktualitet
    • Kronikë
  • Koment
  • Ekonomi
  • Bota
    • RAJONI
  • Show Biz
    • Eros & Psikologji
  • WEB TV
  • Te Tjera
    • Sociale
    • Sporti
    • Kioskë
    • Kulturë
    • Dosier
    • HI-TECH
    • Histori&Arkiva
    • Horoskopi
    • Kulinari
    • Mister
    • Lojra
No Result
View All Result
Gazeta Standard Online
No Result
View All Result
Home Kryesore

Këshilli i Ministrave mblidhet në Vlorë, Bregu: Nderojmë Ismail Qemalin

2 December, 2012
in Kryesore, Politikë
0
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ina Jano

Zëdhënësja e qeverisë njoftoi se mbledhja e radhës do të zhvillohet të martën në datën 4 dhjetor, në orën 10:00, ashtu si 100 vjet më parë

LexoEdhe

Deputetët e LSI-së mirënjohje për protestuesit: Sot Shqipëria rregulloi frymëmarrjen, ndezi shpresën!

Aksioni i arrestimit të protestuesëve! Deputetët e PD-së përplasen fizikisht me policinë!!!

Video/ Vitkor Tushaj: Sot, Shqipëria rregulloi frymëmarrjen! Mllef njerëzor kundër tepsisë së maxhorancës!

Një shekull më parë, ishte Ismail Qemali ai që mblodhi qeverinë e parë në qytetin e Vlorës, pas shpalljes së pavarësisë, ndërsa tashmë, nën drejtimin e Kryeministrit, zotit Sali Berisha, qyteti bregdetar do ta përjetojë edhe një aktivitet të tillë. Lajmin e bëri dje të ditur zëdhënësja e kabinetit të ministrave, zonja Majlinda Bregu. Nga selia e Kryeministrisë në një deklaratë të veçantë për shtyp ministrja e Integrimit tha se në datën 4 dhjetor të vitit 2012, në orën 10:00 qeveria do ta mbajë mbledhjen e radhës në këtë qytet për të nderuar figurën e Ismail Qemalit, duke shtuar se festimet e 100-vjetorit të pavarësisë do të vijojnë ende. “Festimet për 100-vjetorin e pavarësisë nuk kanë mbaruar. Kujtesa jonë kombëtare na sjell në këtë fillim dhjetori një tjetër ngjarje po aq të rëndësishme sa ngritja e flamurit në Vlorë dhe shpallja e shtetit shqiptar si i pavarur. 4 dhjetori i 1912-ës është një tjetër ditë e shënuar në historinë e Shqipërisë: është dita e themelimit të qeverisë së parë shqiptare, e qeverisë së parë shqiptare, pas kohës së Skënderbeut. Në 4 dhjetor 1912, Kuvendi i Vlorës zgjodhi qeverinë e parë me Kryeministër Ismail Qemalin, i cili në atë kohë kishte edhe funksionin e ministrit të Jashtëm”, – tha zëdhënësja e kabinetit qeveritar, duke u ndalur edhe në aspektin historik të ngjarjes. Njëherazi bashkë me këtë paralelizëm ajo nënvizoi se këtë herë, nën drejtimin e Kryeministrit Sali Berisha, do të mbahet mbledhja e radhës e qeverisë, në nderim të këtij akti madhor në histori, të themeluesve të pavarësisë shqiptare dhe të Kuvendit të Vlorës. Në rendin e përhershëm mbledhjet e kabinetit qeveritar, mbahen në selinë e Kryeministrisë, në sallën e posaçme për mbledhjet e kabinetit, çdo të mërkurë në orën 11:00 të paradites. Javën e shkuar, për shkak të festave të nëntorit, nuk u zhvillua mbledhja e qeverisë e javës, një nga rastet e rralla kjo, pasi edhe në stinën e verës zoti Berisha nuk i ndërpret mbledhjet me kabinetin e tij qeverisës. E njëjta gjë ndodh edhe në rastet kur ai largohet nga vendi. Në këto raste mbledhjet lëvizin me një ose dy ditë nga rendi i përjavshëm i tyre. Gjithashtu, zonja Bregu u shpreh se në nderim të veprës së Ismail Qemalit dhe ministrave të qeverisë së parë shqiptare, pas kohës së Skënderbeut, në 4 dhjetor të javës tjetër do të jenë përsëri në Vlorë. Ajo risolli në vëmendje qeverinë e Ismail Qemalit, që kishte në përbërje të saj 10 ministra, politikanë, aktivistë dhe njerëz tepër të shquar, ku veçoi figura të tilla si zv.kryeministri Dom Nikollë Kaçorri, një personalitet i spikatur i Kishës Katolike, sekretar i Arqipeshkëvisë së Durrësit; ministri i Brendshëm, Myfit Libohova, politikan i shquar shqiptar; ministri i Arsimit, Luigj Gurakuqi, një nga figurat kryesore të lëvizjes sonë atdhetare dhe demokratike; ministri i Drejtësisë, Petro Poga, botues i gazetës “Drita” të Stambollit; ministri i Bujqësisë, Pandeli Cele; ministri i Financave, Abdi Toptani; ministri i Luftës, Mehmet pashë Dërralla, një ndër protagonistët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të vitit 1878; ministri i Punëve Botore, Mit’hat Frashëri, një tjetër figurë e spikatur në politikën shqiptare në gjysmën e parë të shekullit XX e deri tek ministri i Postë-Telegrafës, Lef Nosi, nënshkrues i Aktit të Pavarësisë. Sa u përket disa prej reformave që qeveria e parë ndërmori, zëdhënësja e Këshillit të Ministrave tha se ishin pikërisht këto reforma që do të hapnin rrugën për zhvillimin demokratik të vendit. “Ndonëse në kushte të vështira, prej politikave të brendshme e të jashtme të asaj kohe, kjo qeveri mori një sërë masash për ndërtimin e shtetit, për zhvillimin ekonomik e kulturor kombëtar, që do të hapnin rrugën e zhvillimit demokratik të vendit dhe të shtetit të ri, të pavarur shqiptar. Kjo qeveri mbrojti pranë Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit dhe pranë kancelarive të fuqive të mëdha të drejtat e ligjshme të popullit shqiptar dhe tërësinë territoriale të vendit”, – përfundoi deklaratën zonja Bregu.

 

ShareTweetPin
Previous Post

Tre ministra, nderim dhe homazhe ministrit të parë të Mbrojtjes, Mehmet pashë Dëralla

Next Post

Ish-ambasadori amerikan, Ryerson: Duhet të arrihet mirëkuptim në Parlament për ligjet

linda

linda

Next Post

Ish-ambasadori amerikan, Ryerson: Duhet të arrihet mirëkuptim në Parlament për ligjet

SONDAZHI

[democracy id="18"]

Lajmet e fundit

Politikë

Deputetët e LSI-së mirënjohje për protestuesit: Sot Shqipëria rregulloi frymëmarrjen, ndezi shpresën!

by redaktori
16 February, 2019
0

5 zyrtarët e LSI-së shprehin mirënjohjen për pjesëmarrësit në protestë, ndërsa nuk ngurrojnë të tregojnë fundin politik të kryeministrit Edi...

Read more

Aksioni i arrestimit të protestuesëve! Deputetët e PD-së përplasen fizikisht me policinë!!!

16 February, 2019

Video/ Vitkor Tushaj: Sot, Shqipëria rregulloi frymëmarrjen! Mllef njerëzor kundër tepsisë së maxhorancës!

16 February, 2019

Video, Florenc Hoxha gjatë arrestimit! Goditja pas shpine nga policia, skandal

16 February, 2019

‘Gazi lotsjellës, krim kundër njerëzimit!’ Ish-ministri i Brendshëm apel të fortë Ramës: Largohu sa më parë!

16 February, 2019
  • Setup menu at Appearance » Menus and assign menu to Footer Navigation

© 2018 Instant.al Digital Agency -

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
    • Pikante
  • Aktualitet
    • Kronikë
  • Koment
  • Ekonomi
  • Bota
    • RAJONI
  • Show Biz
    • Eros & Psikologji
  • WEB TV
  • Te Tjera
    • Sociale
    • Sporti
    • Kioskë
    • Kulturë
    • Dosier
    • HI-TECH
    • Histori&Arkiva
    • Horoskopi
    • Kulinari
    • Mister
    • Lojra

© 2018 Instant.al Digital Agency -