Tuna nuk respekton flamurin shqiptar

0
132

Koncerti “Rrëqethu shqip”, i cili mblodhi rreth vetes emra të mëdhenj të skenës shqiptare muzikore, Dafina Zeqiri, Nora Istrefi, Tuna etj., ishin vetëm disa nga emrat që u ngjitën atë skenë që zuri vend në stadiumin e Prishtinës. E veshur me xhaketë si ato të ushtarëve, që tashmë janë shumë në trend edhe në Kosovë, pasi u panë fillimisht nga Rihanna, skenën e morri Tuna. Ajo këndoi disa nga këngët e saj si “Vibe”, “Pse jo” dhe në fund radha erdhi tek hiti i saj i fundit “I asaj”.Të gjithë sytë u bënë katër duke pritur nëse ajo do ta përsëriste “koreografinë” e saj të zakonshme tek një pjesë e caktuar e këngës dhe në fakt ashtu ndodhi. Kjo irritoi një pjesë të fansave dhe qytetarëve të thjeshtë, të cilët nuk e panë të arsyeshme që prekja e organeve intime të bëhet para flamurit gjigant që dukej në projektorin e vendosur në skenë. Dukej sikur Tuna harroi për çfarë po këndonte dhe e pa këtë performancë vetëm si një paraqitje të zakonshme të saj. Në fund të këngës, ajo uroi shqiptarët për festën.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency