Pitt: Së shpejti martohem me Angelinën

0
182

Brad Pitt më në fund e ka ndarë mendjen: do të martohet së shpejti me Angelina Jolie, aktoren e famshme me të cilën ka shumë vite lidhje dhe gjashtë fëmijë, tre prej të cilëve të adoptuar. Aktori 48-vjeçar ka folur në premierën e filmit “Killing Me Softly” në Nju Jork për revistën “People”: “Koha ka ardhur. Shumë shpejt do të martohemi. Fëmijët e duan shumë këtë gjë dhe po na shtyjnë të martohemi sa më parë”. “Gjithsesi, e ndiej edhe vetë se është koha e duhur për të hedhur këtë hap”, – shtoi Pitt. Çifti “Brangelina” kanë shtatë vite të lidhur. Vetëm pak muaj më parë Angelina ka vendosur në gisht një unazë fejese të dhuruar nga i dashuri i saj shumëvjeçar. Tashmë duket se dashuria e tyre do të kurorëzohet edhe me martesë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency