Greqia tërhiqet nga Eurovizioni

0
149

Greqia ka shumë pak gjasa që të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të festivalit evropian “Eurovision”, deklaroi zëdhënësi qeveritar Simos Kedikoglou ditën e premte. Lajmi u raportua nga e përditshmja greke “Ekatherimeni”. “Televizioni publik nuk duhet të marrë pjesë në “Eurovision” për të respektuar ndjenjat e publikut”, -deklaroi Kedikoglou. Për zëdhënësin qeveritar, nuk është e drejtë që të përdoren fondet qeveritare për të dërguar këngëtarin fitues në Malmo, qytetin suedez ku do të mbahet edicioni i ardhshëm. Deri tani, Portugalia dhe Polonia kanë konfirmuar tërheqjen e tyre, ndërsa Qiproja gjithashtu pritet të tërhiqet për arsye financiare. Greqia fitoi “Eurovisionin” për herë të parë dhe të vetme në vitin 2005, me këngën “Number One” të Helena Paparizous. 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency