Emina Cunmulaj, në mesin e dhjetë shqiptarëve më të njohur në SHBA

0
135

Festa e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë është përcjellë me vëmendje, si kurrë më parë, nga shumë media ndërkombëtare. Posaçërisht në SHBA, sensi për entitetin shqiptar po shtohet çdo vit, dhe pamjet kuqezi në “Times Square” të Nju Jorkut nuk janë më risi për amerikanët. Vetëm fqinjët e Shqipërisë, si Greqia, Maqedonia, Serbia nuk kanë reaguar nga imazhet që vinin nga Tirana. Shtetet e tjera këtë eveniment të shqiptarëve e kanë parë me admirim. E përditshmja prestigjioze “NY Daily News” i ka dhënë hapësirë të veçantë përvjetorit të 100-të shqiptar me titull “Who’s Who”, duke përpiluar listën e 10 emrave më të njohur shqiptaro-amerikanë në SHBA, me biografi të shkurtër, në mesin e të cilëve gjendet edhe emri i modeles shqiptare me famë botërore, Emina Çunmulaj. “Jam e lumtur që gjendem në mesin e 10 shqiptarëve më të njohur…”, – ka shkruar modelja në Twitter. Në pamundësi që të sigurojmë radhitjen e plotë të kësaj liste, nga fotoja që ka postuar modelja, kemi mundur të lexojmë emrat, si: Stan Dragoti, Bruno Selimaj, Skënder Ghilaga, William Gregory, Harry Bajraktari, Bardhyl Tirana etj.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency