Arrestohet Lindsay Lohan, rreh një femër

0
154

Një tjetër periudhë të errët është duke kaluar Linday Lohan. “Bëma” e fundit e aktores hollivudiane është zënka në një club në Nju Jork, gjë që ka çuar në arrestimin e saj. Sipas burimeve policore ngjarja ka ndodhur në orën 04:00 të mëngjesit në zonën e Manhatanit. Sipas po të njëjtave burime, aktorja Lindsay Lohan ka goditur një femër tjetër në këtë club, ndërkohë që lajmi ka marrë dhenë dhe të gjitha mediat botërore kanë shkruar për këtë ngjarje. Edhe javën e kaluar aktorja u vu në qendër të kritikave për filmin e saj më të ri “Liz and Dick”. Prej kohësh problemet me drejtësinë janë të zakonshme, për aktoren, por tashmë duket se ka ardhur përsëri koha që ajo të ketë telashe dhe avokatët e saj të kenë mjaft punë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency