CEZ: Stuhia dëmtoi fidrat në disa zona, për disa orë energjia u rikthye

0
199

Shumë zona në vend kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të dëmtimit të disa fidrave nga moti i keq.

Kompania çeke e shpërndarjes së energjisë, CEZ njoftoi me anë të një komunikimi me mediat se, pa energji kanë mbetur disa zona në Tiranë, Vlorë, Fier, Sarandë, Gjirokastër, Kukës, Shëngjin, Krumë, Skrapar, Shijak, Poliçan dhe Durrës.

Në Tiranë pa energji është zgjuar këtë mëngjes zona nga Fusha e “Ali Demit” deri tek “Rruga e Elbasanit”.

Shkak sipas kompanisë ka qenë dëmtimi i shumë fidrave nga stuhia dhe moti i keq që shoqëroi vendin tonë më 28 nëntor, gjë që shkaktoi dhe shumë ndërprerje energjie. Por, sipas kompanisë që menaxhon shpërndarjen e energjisë në vend, menjëherë specialistët dhe inxhinierët kanë ndërhyrë në vendet ku ka pasur defekte, në të gjitha zonat dhe pas disa orësh, qytetarëve u është rikthyer energjia.

Kompania CEZ Shpërndarje, ka qenë gjithmonë e vëmendshme ndaj avarive të ndodhura dhe në kohë rekord, u ka kthyer energjinë qytetarëve, sa herë ka pasur avari.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency