1146 emrat që u janë njësuar diplomat. MASH: Kandidatët duhet t’i tërheqin

0
167

Driçim Çaka

Njësimi është një proces kompleks që mbështetet, ndër të tjera, në kritere të tilla si: niveli, kohëzgjatja, kreditet, cilësia, profili i programit të studimit dhe natyra e studimeve

 

Ministria e Arsimit bën me dije se janë gati 1146 diploma të cilat janë njohur nga institucionet arsimore. Diplomat e njësuara duhet të tërhiqen nga çdo kandidat. Ekuivalentimi i diplomave në vitet e fundit ka qenë një proces i suksesshëm. Deri tani janë njohur mijëra diploma të studentëve shqiptarë që kanë mbaruar studimet jashtë, por dhe të huajve që kanë ardhur në Shqipëri për të punuar. Njehsimi është një proces kompleks që mbështetet, ndër të tjera, në kritere të tilla si: niveli, kohëzgjatja, kreditet, cilësia, profili i programit të studimit, natyra e studimeve (raportet midis mësimdhënies dhe punës kërkimore). Procedura e njohjes zgjat 45 ditë nga momenti kur dosja e aplikantëve konsiderohet e plotë. Procedura mund te zgjatet përtej këtij afati në rastet kur ka vonesa në kthimin e përgjigjeve nga institucione te tjera që lidhen me verifikimet e dokumentacionit të paraqitur nga aplikuesi. Nëpërmjet ekuivalentimit, pjesë ose programe të plota studimi ose diploma të marra në Institucione të tjera të vendit ose të huaja njihen dhe ekuivalentohen nga pikëpamja e së drejtës për të vazhduar arsimimin në një program studimi të njëjtë ose të ngjashëm. Ekuivalentimi bëhet nga Institucioni i Arsimit të Lartë, pranë të cilit është paraqitur kërkesa dhe dokumentacioni i nevojshëm.

Dokumentet

a) Formati i aplikimit të plotësuar;

b) Diploma ose certifikata/vërtetimi i diplomimit;

c) Lista e notave ose suplementi i diplomës;

d) Dokument zyrtar identiteti: fotokopje e pasaportës dhe kartës së identitetit për shtetasit shqiptarë dhe të huaj;

e) Mandatpagesën

Lista   e  plotë  është publikuar tek gazeta”Standard”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency