Standard.al

Touch of Sun, shtëpia që u ka munguar deri tani shqiptarëve

Gjelbërim kudo, kënd lojërash për fëmijë, pishina me barin e saj, palestër dhe kinema, çmime të arsyeshme për këdo, na bënë që të interesoheshim për një kompleks i cili duhet thënë se ishte ndër më të mirët në Shqipëri.

 

Larg ajrit të ndotur, ne një qetësi dehëse Touch of Sun sjell për herë të parë në Shqipëri apartamente të një cilësie ndryshe. Pishina, kënd lojërash për fëmijë, kinema ambiente të gjelbra janë vetëm disa nga mrekullitë që ofron kompleksi. Touch of Sun është projektuar për ata që duan një jetë luksoze ku gjelbërimi mbizotëron kudo. Apartamente duke filluar nga 92 m2 dhe me çmime tejet të arsyeshme. Duhet theksuar se çmimet në kompleks janë me të lira se ato në Tiranë duke përfshirë përveç apartamentit të gjitha ambientet e jashtme të cilat mund të përdoren vetëm nga banorët e kompleksit. Vetëm 3.5 km larg Tiranës në rrugën e Elbasanit Touch of Sun dallohet lehtë pasi është një ndër veprat më të veçanta. Për cilësinë dhe çmimet që ofron kompleksi është bërë tërheqës për stafet e ambasada të cilët kanë marrë disa apartamente me qera.

Një vështrim mbi Touch of Sun

Që në hyrje të kompleksit na ndalon roja dhe na bën të ditur që nuk mund të hyhet pa patur të afërm që jetojnë aty. Kjo na detyron që të kontaktojmë drejtuesit dhe më në fund futemi brenda. Pamja na mahnit, gjelbërimi na rrethon kudo. Ecim me tej shikojmë apartamente të cilat janë ndërtuar me një arkitekturë evropiane. Zhurma e vetme që dëgjohej ishin disa zogj që po këndonin aty afër. Gjelbërimi menduam si ishte gjëja e vetme që ofronte kompleksi por në vazhdim kuptuam që e kish gabim. Në mes të të gjithë banesave një pishinë gjigande që na tërhiqte për të bërë plazh edhe në dimër. Pyetëm për ujin e pishinës dhe na thanë që është njësoj si uji që pimë në shtëpi direkt nga burimet më të njohura. Afër pishinë s’ishte një tjetër ide e bukur, një bar i cili tërhiqet këdo që qëndronte aty afër. Vazhduam më tej dhe pamë këndin e lojërave për fëmijë që ishte vetëm për banorët që banonin në kompleks. Këndi i lojërave ishte menduar mirë aq sa nëse rrëzoj çdo fëmijë nuk do të vritej për shkak të një tapite që ishte vendosur poshtë. Palestra që mund të përdorej nga banorët ishte ndër më të mirat, me të gjithë mjetet që mund ti duhen dikujt për tu stërvitur dhe për të mbajtur trupin në formë. Touch of Sun na tha se nuk mbaron këtu ka dhe më shumë. U bëmë kurioz dhe me tej vëzhgim një kinema dhe vërtet patëm dëshirën për të qëndruar për të parë ndonjë film apo ndonjë ndeshje futbolli pasi ambienti ishte i menduar shumë mirë. Një ambient i madh bosh na tërhoqi vëmendjen për të pjetur se çfarë është. Asgjë na thanë, nëse banorët dëshirojnë të organizojnë festa mund të vijnë këtu dhe të ftojnë dhe miqtë e tyre. Më pas pamë dhe të gjitha ndërtesat që nuk u mungonte asgjë. Çdokush do të dëshironte një shtëpi të tillë, një shtëpi që ti ketë të gjitha, këndë për fëmijë, pishinë, kinema dhe palestër.

Çfarë ka brenda apartamenteve?

Dyert hyrëse të apartamentit:

Dyer me pamje estetike të tipit Westag & Getalit, prodhim gjerman, në përputhje me

specifikimet ndërkombëtare të rrezikut nga zjarri, me brava me shumë dalje sigurie .

Dyert dhe dritaret e fasadës:

Izolim termik, mbrojtje Ultraviolet dritare me kasë PVC, kopjo-xham për izolim termik. Tipi Trocal Austri, parapeti i brendshëm dhe i jashtëm i dritareve prej graniti. Dyert e ballkonit,

tip Trocal si më lartë ose ndonjë ekivalent

Dyert e brendshme:

Dyer të brendshme të sheshta dhe kase druri, me tamburate sintetike me veshje të sipërme

druri, tipi Westag & Getalit, prodhim gjerman ose ndonjë ekivalent.

Shtroja e dyshemesë:

Parket me dru natyral për shtrimin e dhomës së ndenjes dhe dhomave të gjumit, dysheme

graniti në hapësirën e kuzhinës dhe në korridorin hyrës. Pllaka qeramike në ballkone.

Veshjet e mureve:

Veshje deri në tavan i tualeteve dhe banjove me pllaka glazure të prodhimit të huaj.

Lyerja e sipërfaqeve:

Lyerje me bojë të bardhë izoluese në të gjitha sipërfaqet.

Tualetet dhe banjot:

Pajisje sanitare porcelani të bardhë, tipi Laufen të fiksuara në mure, me plaketa të

kromuara, mishelator me një levë të vetme për valvulën përzierëse dhe valvulën

mbyllëse. Bolier standart, elektrik për ngrohjen e ujit.

Dyshemeja e banjove ngrohet me rrjetë të butë elektrike e instaluar nën dysheme,

përfshirë edhe termostatin.

 

Kuzhina:

Do të bëhen lidhjet mekanike dhe elektrike do të instalohen për larësen e enëve, sobën

dhe ventilatorin.

 

Ngrohje Ftohje:

Çillera të efikasitetit të lartë në ballkone dhe njësi të montuar në dyshemetë e dhomave

Muret dhe dritaret me izolim termik garantojnë konsum të ulët të energjisë.

 

Rrjeti elektrik:

Energjia elektrike standarde do të jetë e instaluar në çdo apartament.

Sahatet matës do të instalohen tek garazhet.

Instalimet elektrike me anë telash bakri në tuba mbrojtës me përshtatës të tipit B-ticino ose ndonjë ekuivalent

 

Sistemi i rrymave të dobëta

 

Rrjeti TV i lidhur me antenën qendrore dhe antenën satelitore në çati.

2 dalje TV janë në dhomën e ndenjes dhe 1 dalje TV në çdo dhomë gjumi 2 dalje

telefonie për çdo apartament.

Telefon i brendshëm me hapje të derës për çdo apartament.

 

 

Përshkrim i përgjithshëm i KOMPLEKSIT TË BANIMIT “THE TOUCH OF SUN”

 

  • Kompleksi përbëhet nga 8 ndërtesa rezidenciale, secila 3 kate e lartë + papafingo.
  • I gjithe kompleksi eshte i rrethuar me nje mur sigurie çdo hyrje ka një portë me sistem sigurie
  • Çdo godinë banimi ofron garazh të nëndheshëm dhe ashensor hidraulik.
  • Ambjente argetimi duke perfshire

–          nje vend lojrash per femije

–          gjenerator dhe depo uji me kapacitet 75 m3

–          nje pishine te madhe

–          nje palester teresisht e pajisur

–          dhome lojrash me nje bilardo, tavoline tenisi dhe futbolli

–          dhome kinemaje me televizor HD

–          dhome funksionale per festa; si dasma, ditelindje, krishlindje.

–          bar- kafe dhe bar i hapur per pishinen

 

Përshkrimet teknike të KOMPLEKSIT TE BANIMIT “THE TOUCH OF SUN”

 

  • Muret e jashtme të banesës jane te izoluara termalish me nje trashesi prej 10 cm për të ruajtur energjinë dhe për të ofruar një klimë të shëndetshme dhe të rehatshme dhome, me nje trashesi totale prej 38 cm.
  • Dyshemetë janë të përbëra prej materiali mbrojtës ekstra dhe parketi natyral.
  • Dysheme graniti ne paradhom dhe guzhina
  • Muret ndarëse të apartamenteve kanë përbërje dopjo për mosdepërtimin e zhurmave.
  • Dyshemetë dhe muret në banjo janë të veshura me pllaka qeramike.
  • Cdo apartament ka sistem kondicionimi te pavarur te instaluar ne cdo ambjent te tij
  • Të gjitha pajisjet përfundimtare si dritaret, dyert, dyshemetë dhe pajisjet sanitare janë me origjinë austriake dhe gjermane.

 

Comments are closed.