Shaqiri uron Shqipërinë

0
160

“Urime 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, këtë ditë të veçantë për të gjithë shqiptarët! Me respekt Xherdan Shaqiri”. Me këto fjali përshëndeti mbrëmë tërë fansat e vet Xherdan Shaqiri. Pak para sfidës Frajburg-Bajern Mynih, mesfushori i talentuar nga Gjilani uroi të tërë shqiptarët. Këto fjalë “Shaq” i kishte shoqëruar edhe më një fotomontazh. S’mund të mungonte në këtë ditë historike për kombin shqiptar një koment i kapitenit Lorik Cana, që si gjithmonë krejt origjinal, shfaqet me nota nacionaliste: “Ka 100 vjet që ka ardhë Liria, ku ka ma mirë se Shqiptaria”. Dashurinë për Shqipërinë, në një moment shumë të veçantë për të gjithë bashkëkombasit e tij, e shpreh edhe Hamdi Salihi, i cili ndodhet në kontinentin amerikan tek skuadra e DC Junajtid. Ndërsa Mërgim Mavraj, mbrojtësi i Grojther Furth në Bundesligë, shpreson që në shekullin e dytë të jetës së shtetit shqiptar të vijë edhe bashkimi i madh i kombit, duke përqafuar divizën e tifozëve kuqezi, “Një komb – një kombëtare”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency