Revolucioni UEFA mendon të bashkojë Ligën e Kampioneve me Ligën e Europës

0
145

Qeveria evropiane e futbollit, UEFA, po shqyrton seriozisht shkrirjen e Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Europës në një ligë të vetme që do të përfshijë 64 skuadrat më të kontinentit. “Ne jemi duke e shqyrtuar këtë mundësi dhe një vendim mund të merret në vitin 2014. Për momentin nuk ka asnjë vendim”, – deklaroi kreu i UEFA-s në një intervistë për mediat franceze. Projekti i UEFA-s synon bashkimin e të gjitha klubeve më të mira evropiane në një ligë të vetme pa ndarje Ligë Kampionesh apo Ligë e Europës. Sikurse tha Platini, për momentin është ende në fazë bisedimesh dhe përcaktimesh për formatin e mundshëm. Prej vitesh liga dytësore e Evropës është nën hijen e Ligës së Kampioneve, pjesëmarrja në të cilën siguron të ardhura marramendëse për klubet në krahasim me ato të përftuara nga pjesëmarrëset në Ligën e Europës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency