Pavarësia Basha, Jahjaga, Berisha e Thaçi presin tortën

0
143

Në Tiranë u nda edhe torta e pavarësisë, torta me e madhe e prodhuar ndonjëherë në vend, me një sipërfaqe prej 550 metra katrorë dhe me peshë 18 mijë kilogramë. Në ceremoninë e prerjes së tortës, Kryeministri Berisha bëri vetëm një urim për shqiptarët duke shmangur fjalimet. Copat e para për disa fëmijë janë ndarë nga Berisha, Kryeministri Hashim Thaçi, Presidentja Atifete Jahjaga dhe kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha. “E nderuar znj. Presidente e Kosovës, z. Kryeministër i Kosovës, fort i nderuar Kryeministër i Shqipërisë, prof. dr. Sali Berisha, të dashur qytetarë të Tiranës, Shqipërisë dhe mbarë kombit, që keni mbushur sheshin “Skënderbej”! Ka ardhur një moment i veçantë në këtë festë të bukur, e cila sot po vlon anembanë vendit, anembanë kombi dhe në veçanti këtu, në kryeqendrën e Shqipërisë dhe shqiptarëve, në Tiranë. Ky është momenti i prerjes së tortës më gjigante që është ndërtuar dhe përgatitur ndonjëherë në botë. Si kryetar i Bashkisë së Tiranës, kam jo vetëm kënaqësinë dhe nderin, por edhe detyrimin të falënderoj mbi 200 pastiçierë, dhjetëra e qindra biznesmenë të Tiranës, që bënë të mundur përgatitjen e kësaj torte prej 550 metra katrorë dhe 18 mijë kg. Para se të ftoj Presidenten e Kosovës, Kryeministrin e Kosovës dhe Kryeministrin Sali Berisha për prerjen e tortës, më lejoni t’i jap fjalën njeriut që e mbështeti dhe ndoqi minutë pas minute gjithë përgatitjen, Kryeministrit të Shqipërisë, z. Sali Berisha!”, – u shpreh kreu i bashkisë Lulzim Basha. Kryeministri Sali Berisha ka uruar me këtë rast mijëra qytetarët e mbledhur në sheshin “Skënderbej”: “Qytetare dhe qytetarë të Tiranës e të mbarë Shqipërisë, qytetare dhe qytetarë shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Preshevës, shqiptarë kudo që jeni! Gëzuar 28 Nëntorin, ditën e lindjes së Shqipërisë së pavarur! 100, 1000, mijëra vite në liri, në besim, në shpresë, të bashkuar më shumë se kurrë!”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency