EKSKLUZIVE Segmenti rrugor Qukës – Qafë-Plloçë, finalizohet studimi mjedisor

0
959

Blendi Hasani

Ku do të kalojë rruga, foto të gjurmës dhe harta. Si do të ndërtohet dhe cilët janë parametrat

Se shpejti, Shqiperise do t’i shtohet edhe nje segment shume i rendesishem infrastrukturor. Vendi ku kalon rruga e re nga Qukes deri ne Qafe Plloçe ne Pogradec perfaqeson distancen me te shkurter per gjithe qarkullimin qe do te shkoje nga Shqiperia perendimore ne drejtim te Korces dhe te Greqise. Kjo rruge sherben per te lidhur pjesen Lindore te vendit me pjeset e tjera. Ajo eshte rruga kryesore qe do te ndertohet nga Qukesi deri ne Plloçe. Rruga fillon ne Qukes dhe mbaron ne Qafe Plloce. Zona eshte me reliev kodrinor malor ajo ndjek luginen e lumit Shkumbin deri ne kilometrin e 19+300 dhe pastaj ne luginen e lumit te Dushes deri ne km 23+000 dhe deri ne fund te rruges ne Qafe Plloce ngjitet kodrave te Potgozhanit, Dardhasit dhe te Plloces. Rruga nderpret disa perrenj te vegjel dhe te medhenj. Ne te gjithe perrenjte sipas madhesise se shtratit dhe sasise se ujit do te projektohen ura te vogla dhe te medha. Ne disa raste do te kete dhe viadukte.

Ne zonen ku kalon ky segment rrugor kemi tre njesi gjeomofologjike te medha njesia e pare eshte zona e lugines se lumit Shkumbin, njesia e dyte eshte zona e lugines se lumit te Dushes dhe njesia e trete jane kodrat e zones nga Prenjasi deri ne Plloce.

Aktualisht Autoriteti Shqiptar i Rrugeve ka perfunduar te gjitha punimet, duke perfshire edhe studimin e impaktit mjedisor, duke hapur rrugen per fazen finale te punimeve.

Karakteristikat e gjurmës së rrugës së re

Rruga e re do te ndahet ne disa pjese.

Ne segmentin e pare, ndermjet Km 0,0 dhe Km 10,5 rruga ndodhet ne nje zone te sheshte ndermjet kuotave 440m dhe 550m mbi nivelin e detit, dhe shtrihet paralel me shtratin e lumit Shkumbin, mbi gjurmen e rruges ekzistuese i shtrire ne nje reliev qe perbehet nga conglomerate dhe rere. Shtresa aluvionale eshte e perbere nga material zhavorri dhe rere. Nga Km 10,5 ne Km 15,9 rruga zhvillohet ne drejtimin V-J, duke ndjekur ne te majte te lumit Shkumbin. Gjeresia dhe thellesia e zones aluvionale fillon te zvogelohet derisa ajo zhduket dhe lumi shkon vete midis kodrave. E njejta gje mund te thuhet per gjurmen e rruges e cila ndjek anen e malit, qe shtrihet ne afersi te shtratit te lumit. Ky terren kodrinor eshte i perbere nga flishi gelqerore. Relievi ne kete zone dominohet nga fraksione litoidi sesa nga ato argjiloze.

Nga km 15, 9 me kuote rreth 580m, deri ne km 22.9 me kuote 1020m mbi nivelin e detit, gjurma e rruges dalengadale rritet ne kuote, duke u ngjitur kodrave perreth, ne formacione ranore te shpatit qe nderthuren me formacione gelqerore. Gjurma largohet nga rruga ekzistuese per te perfituar nje pjerresi gjatesore max 7%. Midis km 23 dhe km 27 (me lartesi mbi nivelin e detit 1030 m), morfologjia zbutet krejtesisht. Ne kete zone ndodhen disa fshatra (Trebinja, Malina, Kalivaci). Ndersa gjurma ekzistuese kalon mes fshatrave, aksi i ri zhvillohet jashte tyre duke kaluar disa qindra metra larg zones se banuar. Rreth km 28 gjurma e rruges rrit lartesine menjehere duke arritur kuoten max 1325 m, deri ne km 31,9 duke kaluar ne nje zone malore te demtuar, me shpate gerqerore dhe ranore. Pikerisht ne kete zone per te ruajtur pjeresite gjatesore eshte menduar nje tunel midis km 31.5 me gjatesi 375 ml. Pas km 32, gjurma ne drejtim te Qafe Plloces fillon zbret ne kuote deri ne km 41.5, lartesia arrin (815m) mbi nivelin e ditit, ne afersi te fshatit Geshtenjas. Gjurma e re e vendosur ne mes te shpateve me formacion gelqeror dhe ranor vecanerisht konsistente. Nga km 41.5, me lartersi 850m mbi nivelin e detit deri ne km 43.3, qe perfaqeson piken lidhese me segmentin e rehabilituar Qafe Plloce – Korce, gjurma rrit lartesine ngadale duke arritur ne fund me nje lartesi 875m mbi nivelin e detit.

Shërbimet publike

Parimisht, sherbimet kryesore publike do te preken nga projekti. Perkohesisht, gjate periudhes se ndertimit, zhvendosja e ketyre sherbimeve mund te krijoje problem per perdoruesit. Keto problem mund te prekin me shume perdorues gjate procesit te lidhjes se kabllove dhe tubave te rinj me rrjetin ekzistues te perdoruesve pergjate rruges ekzistuese.

Ne keto raste, kontraktori duhet te pergatise nje plan te detajuar veprimi perpara cdo aktiviteti ne terren. Ky plan duhet te parashikoje akomodimin dhe mbrojtjen e gjithe sherbimeve publike qe gjenden ne zonen e ndertimit, sic jane kabllot elektrike dhe te telefonise, tubacionet e ujesjellesit, kabllot e ndricimit rrugor apo struktura te tjera qe mund te rezultojne pas nje inspektimi ne terren. Kontraktori duhet te koordinoje aktivitetet me ndermarrjet pergjegjese, te cilat kane pronesine e ketyre rrjeteve, sic jane Albtelecom, KESH (Korporata Elektroenergjitike) dhe Ndermarrja e Ujesjellesit, me qellim reduktimin e mundesise se demtimit dhe te kohes se kryerjes se lidhjeve te reja me rrjetin ekzistues. Ky plan duhet te rishikohet fillimisht nga Inxhinieri Supervizor dhe kontraktori duhet te filloje zbatimin pas miratimit perfundimtar nga Punedhenesi.

 

Popullsia

Pergjate kesaj rruge ka popullsi dhe aktivitet te konsiderueshem. Deri ne njefare mase rruga do te coje ne permiresimin e kushteve ekonomike, jo vetem per banoret pergjate rruges ekzistuese, por edhe per distancen me te shkurter per gjithe qarkullimin qe do te shkoje nga Shqiperia perendimore ne drejtim te Korces dhe te Greqise.Kjo rruge sherben per te lidhur pjesen Lindore te vendit me pjeset e tjera.Ajo eshte rruga kryesore qe do te ndertohet nga Qukesi deri ne Plloçe.

 

Ndikimet në aktivitetin ekonomik

Skema e propozuar mund te pritet qe te coje ne rritjen e zhvillimit rezidencial dhe komercial prane rruges se re. megjithese, brenda kuadrit te ketij VNM-je, nje vleresim i ndikimeve te detyruara eshte i pamundur, nga eksperienca e kaluar e ndertimit te rrugeve te reja ne Shqiperi, ka shume te ngjare qe menjehere pas perfundimit te rruges do te kete nje rritje te ndertimeve te reja, legale dhe ilegale, prane rruges se re. te gjitha rruget e reja qe jane ndertuar deri tani kane perjetuar kete forme te ndertimeve te paplanifikuara. Llojet e ndertimeve variojne nga stacionet e karburanteve, tek baret/restorantet, varrezat e makinave, dyqanet/kioskat dhe shtepite. Çdo ndertim tenton te kete aksesin e vet tek rruga e re, duke rritur keshtu rrezikun e aksidenteve dhe duke reduktuar sigurine e pergjithshme te rruges.

Nese ndertimi behet ne zonen e mbrojtur toke, rruga mund te kete nje ndikim te moderuar mbi kete burim. Nderkohe qe rregulloret e planifikimit jane te disponueshme per te kontrolluar kete lloj ndertimi, shpesh ato nuk zbatohen. Keshtu qe do te jete thelbesore per Autoritetet Planifikuese qe te zbatojne me rigorozitet rregulloret per kontrollin e planifikimit, me qellim qe te sigurojne se toka perreth rruges se propozuar nuk grabitet prej ndertimeve te paplanifikuara.

Zbatim me rigorozitet kerkohet gjithashtu edhe per mbrojtjen e tokes dhe parandalimin qe faktit qe skema mund te coje ne rritje te prerjes pa license te pemeve, marrjen e gureve apo grumbullimin ilegal te mbeturinave pergjate rruges.

Shfrytezimi i rruges pritet qe te kete nje efekt te rendesishem perfitues mbi ekonomine e zones, permes rritjes se aksesit tek tregjet, shtimit te prodhimit bujqesor dhe perpunimit dytesor te materialeve, rritjes se turizmit dhe sherbimeve qe lidhen me te, duke cuar ne nje rritje te punesimit. Permiresimi i aksesit tek sherbimet shendetesore dhe lehtesite e tjera do te kete nje efekt pozitiv ne mireqenien sociale.

 

Politikat

Gjate dhjete-vjecarit te fundit qeveria ka filluar zhvillimin e nje kuadri ligjor dhe ka ndermarre nisma te ndryshme per te ndryshuar degradimin mjedisor i cili ka ardhur si rezultat i industrializimeve te meparshme gjate sundimit komunist, i cili ka anashkaluar mbrojtjen e mjedisit pothuajse plotesisht. Menaxhimi dhe mbrojtja e mjedisit jane pjese e Kushtetutes e cila kerkon nga Qeveria qe: “te mirembaje nje mjedis te pershtatshem te shendetshem dhe ekologjik per brezat e sotem dhe te ardhshem”.

Per me teper, Legjislacioni kerkon qe burimet natyrore duhet te shfrytezohen racionalisht ne perputhje me principe te bazuara.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency