Dynden 18 mijë shqiptarë të Kosovës në Shqipëri

0
158

Mijëra shqiptarë të Kosovës kanë udhëtuar drejt Shqipërisë për të marrë pjesë në festimet e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës gjatë 24 orëve të fundit në pikën kufitare në Vermicë, në vendkalimin kufitar me Shqipërinë, janë nisur drejt Shqipërisë rreth 18.000 qytetarë. “Ndërsa sot (dje), që nga orët e hershme të mëngjesit e deri në këtë kohë kanë kaluar kufirin 7529 persona, të cilët kanë shkuar në drejtim të Shqipërisë, ndërsa në Kosovë kanë hyrë 403 persona”, – bëri të ditur për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Policës së Kosovës, Baki Kelani. Kelani thotë se koha e pritjeve të qytetarëve në këtë pikë kalim kufitar është rreth 3 deri në 5 minuta, varësisht prej frekuentimit. “Policia është duke punuar me intensitet të shtuar dhe është duke ofruar siguri për gjithë qytetarët”, tha Kelani. Për të festuar në Vlorë, në ceremoninë qendrore, shumë qytetarë të Kosovës kanë udhëtuar në mënyra të ndryshme. Disa prej tyre janë nisur më këmbë, disa me kuaj për të bërë rrugëtimin që 100 vjet më parë kishin bërë delegatët nga Kosova në shpalljen e shtetit shqiptar.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency