Ekskluzive, “standard” me portretet e firmëtarëve të pavarësisë 100 vjet pavarësi kombëtare

0

Një album historik i hartuar nga Aleksandër Meksi dhe Xhevair Lleshi ka mbaruar prezantimin në të gjitha trojet shqiptare Tiranë, Prishtinë e Shkup.

Loading...

“100 vjet pavarësi kombëtare”, botimet Uegen, është vepër e parë dhe unike e këtij lloji që synon t’u rikujtojë të gjithë shqiptarëve rrugën e gjatë nga prehistoria deri në ditët tona. Prej autorëve të saj është konsideruar një moment kulmor paraqitja e subjektit të saj, që është shpallja e pavarësisë. “Ky album mori përsipër të paraqiste nëpërmjet fotografive një maket që hartoi fillimisht shtëpia botuese dhe pastaj vitin e fundit u punua në mënyrë intensive”, – ka thënë Meksi në ditët e promovimit. Nëpërmjet fotografive të rralla dhe teksteve të përzgjedhur, libri përbën një rrugëtim të jashtëzakonshëm në historinë e shqiptarëve kudo ku jetojnë.

Libri “100 vjet pavarësi kombëtare”, një botim luksoz dhe i veçantë, vjen në shqip dhe anglisht.

Xhevair Lleshi, bashkautor dhe botues i librit, u shpreh se është një histori e përmbledhur nëpërmjet fotografive dhe të thënave që vijnë bashkë me to, të përzgjedhura me kujdes.

Gazeta “standard” ekskluzivisht boton sot portretet e firmëtarëve të pavarësisë shkëputur nga albumi “100 vjet pavarësi kombëtare”.

Albumin  e plotë e gjeni tek gazeta “Standard”

Loading...