Skënderbeu e mbylli Superioren që në nëntor

0

Altin Vorpsi

Loading...

Në 12 javët e para Skënderbeu ka mbajtur një ritëm mjaft të lartë. Asnjëra prej rivaleve nuk mund të ruante hapin e ekipit të Josës që në çdo ndeshje ka fituar mesatarisht 2.5 pikë

Triumfi në Gjirokastër ishte i nënti për Skënderbeun e rekordeve, ndërsa goli i shënuar prej Plakut ishte i 22 në 12 ndeshje. Deri më tani askush nuk ka bërë me mirë sesa skuadra e Mirel Josës, që po mbyll çështjen për titull që në muajin nëntor.

 

Diferenca

Duke parë renditjen e këtij kampionati, bindesh edhe më shumë se në këtë edicion asnjë prej 11 të tjerave nuk mund të rivalizojë me një skuadër të ndërtuar mirë si ajo e Skënderbeut. Ekipi korçar ka arritur që në 12 ndeshje të marrë 9 fitore dhe 3 barazime. Në kolonën e humbjeve është shifra zero ajo që shqetëson më shumë rivalet. Më të afërtat janë Kukësi dhe Laçi. Këto dy skuadra, që nuk janë ndërtuar për të qëndruar aq lart, tregojnë më së miri gjendjen e rivaleve të vërteta të Skënderbeut.

 

Rivalet direkte

Të gjitha me radhë kanë rënë njëra pas tjetrës. E para ishte Teuta që u mund në “Niko Dovana”, 20 më 21 tetor. Më tej një javë më vonë i erdhi radha Tiranës që me po të njëjtin rezultat ra në Korçë. Fatin e dy të parave e pati edhe Flamurtari që në juglindje u mund në sfidën e sezonit. Nëse djemtë e Rubios do të fitonin në Korçë, atëherë do të mund të shpresonin për titull. Por fusha tregoi të kundërtën. Skënderbeu i mundi 3-1 dhe dërgoi në “ferr” rivalët e këtyre tri viteve të fundit që vinin në këtë takim pas tre fitoreve radhazi.

 

Mesataret “e çmendura”

Në 12 javët e para Skënderbeu ka mbajtur një ritëm mjaft të lartë. Asnjëra prej rivaleve nuk mund të ruante hapin e ekipit të Josës që në çdo ndeshje ka fituar mesatarisht 2.5 pikë, ndërsa Kukësi dhe Laçi kanë ecur me një mesare disi më të ulët, 1.75 pikë për ndeshje. Sa u përket rekordmenëve të Shqipërisë, Tiranës, asgjë nuk ka shkuar si duhet. Ekipi i drejtuar nga Tafaji ka një mesatare pikësh mjaft të ulet. Vetëm 1,50 për ndeshje. Më keq akoma është Flamurtari i milionave që në çdo ndeshje ka marrë 1.33 pikë… shumë pak për një skuadër që pretendon.

 

 

Loading...