Ruli në festivalin e mandarinës: Në 5 vjet, 350 hektarë të reja me mandarina në Sarandë

0
126

Rreth 350 hektarë të reja me mandarina janë mbjellë vetëm në rrethin e Sarandës gjatë pesë viteve të fundit. Shifra është bërë me dije nga ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, i cili në “Festivalin e mandarinës” tha se këto mbjellje janë realizuar nga mbështetja me subvencione shtetërore. Gjatë takimeve që pati me fermerët e Komunës Xarrë, ministri Genc Ruli përgëzoi punën e bërë si dhe siguroi mbështetje të mëtejshme për të gjithë fermerët që do të angazhohen në mbjelljen e agrumeve. Së bashku me drejtorin e USAID, ministri Genc Ruli vlerësoi lart krijimin e kooperativës në Xarrë të Sarandës, pasi ky është një shembull i mirë ku tregohet se bashkëpunimi ka sjellë rritje të prodhimit, të të ardhurave dhe pjesëmarrjes se këtyre fermerëve në tregjet vendase e rajonale. “Është një kënaqësi që jam sot në tokën e agrumeve, në tokën ku begatia krijohet nga mençuria juaj dhe nga aftësia juaj për punë. Nuk duhet të shkojmë larg në kohë për të kuptuar se çfarë keni arritur të bëni. Boll të kujtojmë se në vitin 2005 ishin 130 hektarë agrume, ndërsa sot jeni prodhuesit më i madh i këtyre kulturave të vyera dhe keni arritur një prodhim prej gati 7-8 mijë ton, keni trefishuar eksportet dhe padyshim keni shumëfishuar të ardhurat tuaja. Unë i gëzohem faktin që këtu kemi jo vetëm një zgjerim të plantacioneve, por kemi padyshim të aplikuar bujqësinë më moderne. Boll të shohim rendimentin që keni arritur prej rreth 1.5 kuintal prodhim për bimë që kanë hyrë në prodhim të plotë dhe kjo është një mrekulli që disa vite më parë askush nuk do ta besonte”, – tha ministri Genc Ruli.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency