Qëlloi me vezë kryeministrin Maqedonas lirohet nga qelia Taulant Çapa

0

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën “Detyrim paraqitje” për Taulant Çapën të riun që qëlloi me vezë makinën e kryeministrit maqedonas Nikola Gruevski gjatë vizitës së tij në Tiranë në 23 nëntor. Çapa akuzohet për veprime të dhunshme ndaj zyrtarëve ndërkombëtarë. Gjyqtari i çështjes Besnik Hoxha morri parasysh kerkesën e Çapës, i cili në në nisje të seancës kërkoi masën detyrim paraqitje. Taulant Capja ka deklaruar se veprimi i tij ishte si një formë reagimi ndaj cënimitë të të drejtave të shqiptyarëve në Maqedoni. Ai ka deklaruar para gjykatës, se goditja e makinës ishte në shënjë prosteste dhe aspak si akt kriminal, pasi me vezë nuk mund të vrasësh një zog dhe jo kryeministrin Maqedonas. Nisur nga kjo situatë, gjykata e Tiranës, ka vendosur të lirojë Taulant Çapën, duke urdhëruar që ky i fudnit të paraqitet në prokurorinë e Tiranës, çdo fillim jave. Taulant Çapa, është anëtar i partisë Civile që është themeluar disa kohë më parë në Tiranë.

Loading...

 

 

Loading...