Përurohet mozaiku i Tiranës, qytetit që rrezaton shpresë dhe besim

0
144

Tirana është qyteti që rrezaton shpresë dhe besim anembanë kombit shqiptar. Me këto fjalë e ka nisur fjalimin e tij kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, gjatë përurimit të mozaikut të Tiranës. Dje Tirana ka festuar 100-vjetorin e ngritjes së flamurit. Në një ceremoni të veçantë, pikërisht në vendin ku u ngrit flamuri, në prani të pasardhësve të firmëtarëve të aktit të pavarësisë është vendosur Mozaiku i Flamurit Kombëtar, i punuar tërësisht me gurë natyralë. Ky mozaik do të përjetësojë këtë akt madhor në historinë e Tiranës dhe historinë e Shqipërisë. “Sot, në këtë ditë të rëndësishme për qytetin tonë, i cili ka nisur tashmë festën që ndihet në çdo lagje, unë dua të ndalem dhe ju ftoj të ndalemi së bashku për të kujtuar me mirënjohje, respekt dhe krenari kombëtare firmëtarët e aktit të ngritjes së flamurit në Tiranë: Refik Toptani, Abdulla Gjinali, Xhelal Toptani, Sulejman Kadiu, Sheh Ahmed `Pazari, Isuf Aqif Banka, Myderris Hysen Shehri, Muslim Beshiri, Selim Petrela e Papa Nikolla Papajani. Mirënjohje për jetë për ta dhe familjet e tyre!”, – tha Basha gjatë përurimit të mozaikut.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency