Një mijë 1000 derrat e PS-së

0
494

Agim Popoci

Në uraganin e debatit për dhe kundër therjes së 1000 qengjave dhe 1000 deshve për 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, futet edhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, në mënyrën e vet. Pa sens, pa takt dhe me naivitet të paparë politik, ai nuk kundërshton therjen, por mendon se më mirë do të ishte sikur “të thernim 1000 derra sesa 1000 desh”.

Pra shqetësimin e vendit dhe mënyrës së therjes ai i bën nul, duke artikuluar DERRIN si shqetësimin kryesor të Partisë Socialiste.

Meqë është fjala për një student të Dhjetorit ‘90 që nuk u soll kurrë si i tillë, me një përfaqësues të politikës që nuk u bë kurrë politikëbërës, ai më në fund dëshmon që as nga gastronomia nuk ia thotë, por ama liderin në mënyrën e vet edhe di ta bëjë. Duke mos përfillur shqetësimin e specialistëve të gastronomisë dhe veterinarisë për kompleksitetin e therjes së 1000 derrave ai e gjen zgjidhjen në mesin e partisë ku militon “si pa dashje” që nga viti i famshëm 1991 dhe duke respektuar paraardhësen e saj PPSH.

Pse JO 1000 derra?!

Kaq lehtë e thotë ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, duke shtuar optimizmin tek të gjithë ata shqiptarë që ishin sikletosur me idenë se në bulevardin e Tiranës do të theren 1000 qengja dhe 1000 desh. Pra, ka edhe më zi, por falë Zotit, këtë nuk e tha Kryeministri, por paraardhësi i tij, që nuk la një gjurmë të mbarë në këtë tokë shqiptare, as në politikë, as në ndërtimin e rrugës për të cilin mori qindra miliona dollarë dhe as në gastronomi për të cilin fol me kaq pasion. Me këtë rast, nuk theri gjë, si gjithmonë, por ama hapi një debat!

Pse vërtet jo derra po desh! Ky shqetësim socialist shqiptar, në plan të parë të bën edhe të mendosh. Fetar nuk është se thuhet se jemi tolerantë, gustoje Kryeministri nuk është sepse nuk është edhe ndonjë mishngrënës, gastronomik, edhe mund të jetë por njohësit e përpunimit të këtij lloj mishi thonë se kompleksiteti shumë i madh është tek moment i therjes së tij.

Ata që bëjnë pastërma derrin, këtë kafshë fisnike që shuan urinë e mijëra shqiptarëve, e kanë parasysh jo vetëm mënyrën e therjes, por edhe periudhën në të cilën do të bëhet therja. Që mishi të jetë i shkriftë, kjo u vërtetua edhe shkencërisht, derri duhet të theret pas aktit seksual periodik që e ka në çdo 2-3 javë. Nëse ndodhë e kundërta, kur derri theret dhe nuk është “zbrazur”, mishi shkon dëm, ose thënë në gjuhën tonë popullore, bëhet si rrip.

Po ku të gjinden 1000 derra “të zbrazur” në mënyrë që 100-vjetori të jetë par-exelence! Sikur në krye të partisë do të ishte Fatos Nano edukata seksuale do të ishte në nivel dhe do ndihmonte militantët dhe therësit socialist që të identifikojnë dhe zgjidhin lehtësisht problem. Fati i tyre i keq është se edhe Ilir Meta nuk është me ta, dhe si forumi i gruas ashtu dhe LRI, sot janë institucione që kanë respektuar dhe respektojnë të drejtën e gruas, por nuk i përkasin familjes socialiste. E kjo e fundit, me Edi Ramën në krye dhe Majkon nëpër këmbë, forumin e gruas e kanë shkërmoqur ashtu si edhe elektoratin socialist, por ç’është e vërteta, për dallim nga Nano dhe Meta, kanë ruajtur vetinë më karakteristike të liderit të tyre historik Enver Hoxha, homoseksualizmin, por që në këtë rast u shkakton vështirësi.

 

Derr burrë…

Këtë si ta gjejnë socialistët e Majkos. Ose thënë më mirë, kush ta gjejë?! Nëse mishi do të shkonte dëm dhe nuk do të gatuhej mirë, Majko dhe partia e tij me siguri se nuk do ta kishin problem. Shumë lekë më të madh kanë hedhur poshtë, se sa është vlera e 1000 derrave, por performanca është një mani që vazhdon ta ndjekë njeriun që ëndërr shef kryeministrinë.

Derr dhe burrë, socialistët nuk gjejnë dot bazuar në frymën revolucionare të xhaxhit Enver, pavarësisht se proklamojnë therjen e 1000 derrave dhe rehatinë e 1000 deshve. Duhen 1000 viagra për ta hallakatur ciklin seksual të 1000 derrave, që është një ndërmarrje e madhe, dhe mënyra e vetme për ta zgjidhur këtë problem, bazuar në idenë 99-she, janë 1000 derra që “nuk zbrazen” ose thënë në gjuhën evropiane, 1000 derra të LGBT-së.

Derr o punë! Kur Enveri kishte pas vetes 100 mijëra të tillë, nuk u gjetkan sot në Shqipërinë demokratike të kontaminuar me socialistë 1000 derra të tillë?! Listat janë gati që nga ‘45-a, për të vazhduar në vitin ‘99 dhe periudhën e famshme të Edi Ramës evropian dhe grupin parlamentar, më falni, homoseksual. Por edhe këtu lindë një vështirësi. Gjatë periudhës 1945-1990 partia ishte komode, nuk kishte nevojë për derra homoseksual sepse vullnetarët socialist ishin të shumtë. Nëse dikush mund të thotë se kishim të bëjmë me një periudhë të lavdishme, këtë mund ta thonë vetëm derrat, sepse jeta e tyre seksuale zhvillohej pa konkurrencë, meqë kryetarët e kooperativave kishin në dispozicion shumë lgbt-ist, pavarësisht se nuk ishin për BE. E ata pak derra të këtij soji, kaluan këtë gjysmëshekulli të vështirë nëpër gjykata të të drejtave të kafshëve, ku as BB-ja nuk u zgjodhi dot problemin.

Bazuar në këtë situatë, kur Majko i papërgjegjshëm flet, ka edhe fat meqë Edi Rama nuk është kryeministër. Ndryshe, kur Enveri dhe Ramizi nuk janë gjallë, kur Mehmeti dhe Xoxe kanë krisur b… ku do t’i gjente Majko 1000 derra homoseksualë për t’i therur për merak.

Po sikur Rama të lëshojë kumtin për t’i ndihmuar Sali Berishës, për shkak të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, ec e besoju këtyre të FRESH-it 99. Sidoqoftë qytetarët shqiptarë duhet të flejnë të qetë, sepse 99-shat, derrat e tillë nuk i raportojnë, por mund të ndërtojnë stalla të posaçme të derrave nën logon LGBT ose salla të posaçme për party që vetëm ata dinë t’i organizojnë.

E meqë Edi Rama nuk është kryeministër, dhe për fat të shqiptarëve Pandeli Majko nuk do të bëhet kurrë më kryeministër, qytetarët shqiptarë mund të bëjnë gjumin e qetë për vite të tëra, sepse edhe në rastin më të keq, kur socialistët do të jenë në pushtet, për të therur do të therin vetëm desh, sepse derrat do t’i mbajnë për vete, në stallën ku kanë milituar Enver Hoxha, Nako Spiro, Koçi Xoxe, Mehmet Shehu, Ramiz Alia dhe të gjithë ata që socialist edhe u bën, por jo, derr burrë…

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency