Gazsjellësi, ja çfarë përfiton realisht Shqipëria

0
185

Blendi Hasani

Më 12 nëntor 2012 Oxford Economics (OE) paraqiti përfundimet e tij nga studimi/raporti i tij (licencuar nga Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP)) në Simpoziumin Shqiptar të Gazit, i cili analizon përfitimet potenciale ekonomike që TAP mund të ketë për Shqipërinë. Studimi bazohet në një kombinim të statistikave publike të disponueshme, nga të dhënat e vlerësuara nga vetë TAP dhe projektimet ekonomike të OE-së, që të sigurojnë një parashikim të detajuar të ndikimit potencial të tubacionit në Shqipëri.

Studimi analizon ndikimin potencial ekonomik të projektit në tre zona kryesore – kontributin ndaj GDP-së, numrin e vendeve të punës të krijuara dhe të ardhurat e mbledhura nga taksat. Analiza është bërë në tre nivele të ndryshme ndikimi – aktiviteti direkt, aktiviteti indirekt i stimuluar nga blerjet e vargut të kërkesës dhe aktiviteti me i gjerë i nxitur nga blerjet e punonjësve – për të dyja fazat e ndërtimit dhe funksionimit të tubacionit. Të gjitha vlerat monetare të raportuara nga çmimet e 2012-ës, pra paraqesin “paratë e së sotmes”.

Sipas të dhënave të kryetitujve gjatë katër viteve të tij të ndërtimit (2015-18), duke përfshirë efektet direkte, indirekte dhe të nxitura, TAP do të:

Kontribuojë një total prej 370 milionë eurosh ndaj PBB-së shqiptare

Krijojë mesatarisht 9.900 vende pune në vit

Përftojë 80 milionë euro për thesarin shqiptar

Më pas gjatë funksionimit që pritet të zgjasë 50 vjet, duke përfshirë ndikimet direkte, indirekte dhe të nxitura, projekti parashikohet të:

Kontribuojë një total prej 2.7 miliardë eurosh ndaj PBB-së shqiptare

Krijojë 240 vende pune në vit

Përftojë 2.5 miliardë euro të ardhura nga taksat

Investimi i TAP pritet të sigurojë një shkallë më të gjerë përfitimesh ndihmëse ndaj vendit. Skuadra e projektit pret të investojë rreth €60 milion në rrugët dhe infrastrukturën e Shqipërisë, duke ndihmuar në shtrimin e rrugës për një zhvillim të mëtejshëm në vend. Në të njëjtën mënyrë tubacioni do të ndihmojë mbi çimentimin e objektivit strategjik të vendit për t’u bërë një qendër energjie për Europën e Juglindjes, duke e lejuar të furnizojë me gaz të gjithë rajonin e Ballkanit.

Sam Moore, Shef Operativ i Shërbimeve Konsultive të Oxford Economics shtoi, “Publikimi i këtij raporti bëhet tamam në kohë dhe në përgjithësi cilëson ndikimin ekonomik të efektit të Gazsjellësit Trans Adriatik në Shqipëri. Rezultatet tregojnë se jo vetëm që projekti do të krijojë përfitime të konsiderueshme në mënyrë direkte, gjithashtu do të prodhojë një numër te mjaftueshëm të “efekteve indirekte” të cilat do të jenë aq të rëndësishme, ndoshta edhe më shumë”.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency