Çelsi Benitezi tregon sekretin e stërvitjeve speciale

0
166

Disa trajnerë janë fanatikë deri në vdekje të tabelave dhe lapustilave. Ka të tjerë që përdorin fusha magnetike me pllaka të ngjyrosura për t’u shpjeguar idetë e tyre lojtarëve. Por kjo nuk vlen për Rafa Benitezin. Trajneri i Çelsit përdor një infrastrukturë teknologjike nga më të sofistikuarat për të stërvitur skuadrat e tij. Ai ka ndihmuar në zhvillimin e një programi të dizenjuar për trajnerët, i cili përdoret nga disa prej më të mëdhenjve, përfshirë këtu edhe Zhoze Murinjon. Për teknikët profesionistë ai kushton 300 paund dhe është i vlefshëm në formatin iPad, ndërsa kushdo që kërkon të ketë versionin e thjeshtë, mund ta bëjë të tijin për vetëm 4.99 paund. “Sot shumë njerëz kanë një iPad. Nuk kam parë kurrë program më të mirë se ky. Ke gjithçka të nevojitet, si një dosje voluminoze në orët e stërvitjes. Kur unë isha i ri, përdornim kaseta videosh. Më duheshin 5 orë për t’i përgatitur në mëngjes. Ky program më lejon që të kem gjithçka të qartë për taktikën, por ndihmon gjithashtu edhe lojtarët. Për një skuadër që ka shumë lojtarë të huaj, lehtëson mjaftueshëm në komunikim”, – tregoi ish-tekniku i Interit, Liverpulit dhe Valencias. 52-vjeçari tha se në “Anfield Road” ai kishte 14 futbollistë të huaj, ndërsa në ekipet e tjera që ka drejtuar i është dashur të punësojë një përkthyes për t’i shpjeguar taktikat gjatë stërvitjes. “‘Globall Coach Lite’ është programi perfekt për të cilin unë kam dhënë ndihmesën time për ta zhvilluar”, – përfundoi Rafa.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency