Standard.al

2012 FIFA shpall listën e mesfushorëve më të mirë,

Ksabi Alonso, Ksavi Hernandez, Andres Iniesta, Çesk Fabregas, Buskets, Ozil dhe Modriç janë mes 15 lojtarëve të parazgjedhur nga FIFA si kandidatët për mesfushorin më të mirë të vitit 2012. Dominon La Liga e cila përfaqësohet me 7 futbollistë, ndërkohë që pas tyre vjen Premier Liga, me 5 lojtarë: Xherard, Lampard, Silva, J. Ture dhe Hazard. Seria A përfaqësohet vetëm nga Pirlo. Zyrtarizimi i kandidatëve të mesfushorëve më të mirë, vjen pasi ishin bërë publike edhe lista me 5 portierë dhe 20 mbrojtës. Lista me 15 sulmuesit kandidatë pritet të shpallet në “FIFA.com” më 29 nëntor. Kandidatët për mesfushorin më të mirë vijojnë si më poshtë: Alonso, Buskets, Fabregas, Xherard, Hazard, Iniesta Lampard, Modriç, Ozil, Pirlo, Riberi, Silva, Shvajnshtajger J. Ture dhe Ksavi Hernandez.

 

Comments are closed.